-Shqipërisë i duhet fytyrë e re politike, pasi kemi 36 vite vazhdimësi shkatërrimi, vetëdiskreditimi me të njëjtat fytyra, me të njëjtën filozofi e mendësi
-Protestat kundërshtojnë metodat hajdute të qeverisjes, fiktivitetin dhe korrupsionin turpërues e shkatërrues për shtetin dhe shoqërinë.
– Ju që keni 35 vite që vidhni financat, projektet, pronat, etj, bëhuni gati që të ktheni mallin dhe paratë e vjedhura.
-Ju pseudo intelektualë e lëpirësa të neveritshëm, dijeni që me servilizmin, hajninë dhe përdorjen tuaj të gjatë, keni krijuar në terren një shkretëtirë të varfër e të frikshme për ta jetuar.
10 arsyet për të mbështetur protestën për rikthimin e shtetit dhe të republikës pluraliste
– Ata që po protestojnë e po reagojnë, janë e duhet të respektohen si shpëtimtarë e qytetarë të mirë të Shqipërisë, pasi janë engjëjt e shpresës dhe ringjalljes kombëtare e politike
– Ka ardhur koha që të krijohet një forcë politike pa përzierjen e misionarëve të huaj dhe financave të qendrave antishqiptare
Prof. Dr. Lush SUSAJ
Që të gjithë e kemi parë dhe njohur duzinën e të përkëdhelurve të partisë marksiste leniniste, të cilët edhe pas vitit 1990 arritën që të realizojnë atë metamorfozën e njohur të krimbit, sipas të cilës larva kristalizohet e shndërrohet në një flutur të bukur, e cila pjell vezët dhe ripërtërin ciklin e dëmtuesit. Në këtë mënyrë edhe komunistët më të degjeneruar lëshuan ca deklarata false, thyen edhe disa dritare barakash, e pozuan duke thirrur me të madhe “poshtë komunizmi”, edhe pse në gjenezë dhe në embrion ishin komunistët më të verbër, madje edhe më të ligj se sa lideri i tyre shpirtërorë, Miladin Popoviçi dhe Josif Tito i Serbisë. Sipas analizës time, po me rezulton që kemi të bëjmë me 36 vite vazhdimësi shkatërrimi dhe vetë diskreditimi me të njëjtat fytyra, me të njëjtën filozofi e mendësi, me të njëjtat metoda hajnie, fiktiviteti dhe korrupsioni turpërues e shkatërrues për shtetin dhe shoqërinë. Shkaku për këtë shkrim më lindi nga fjalori i ulët dhe qëndrimi përgojues e përçmues i disa pseudo intelektualëve llapaqena, të cilët prej më shumë se 35 vitesh vetëm sa i kanë lëpirë të pasmet e kryetarëve, të drejtorëve dhe të ministrave e shefave të lartë e të mesëm të partisë. Një duzinë të përdorurish që në të gjithë jetën e tyre kanë lëvizur e përsëri po lëvizin si mizat e fekaleve të gomarit, që shkojnë nga njëri gomar tek tjetri, e që mund ti gjesh e takosh kudo ku ka gomarë. Është kjo kategori shumë e ulët që kurrë nuk u bën specialistë, as intelektualë e as qytetarë të përgjegjshëm, por që zgjodhën të qëndrojnë pas shefave të hajnisë, e të përdorën sa për të kopsitur dosjet fiktive, nga ku buron e gjithë vjedhja dhe varfëria që ka pllakosur familjet e Shqipërisë. Ky takëm katovicianë dhe sorosjano komunistë, tashmë duhet të shqetësohet nga reagimi qytetarë, pasi nga ky reagim do të marri fund dominanca e klaneve hajdutërore mbi financat, pronat, projektet, pasuritë, mediat, universitetet, shkollat, e çdo të mirë tjetër publike e kombëtare. Është koha që kjo kategori e ulët barkalecësh të përmbahen e të mos gjuajnë me gurë reagimin e madh popullorë, që sipas meje është shumë i vonuar, i shumëdëshiruar dhe ekstremistë i provokuar nga varfëria, shpopullimi dhe degradimi i thellë i kohezionit dhe sjelljes shtetërore e politike. Për juve që guxoni të përgojoni ata që po luftojnë për çlirimin dhe prosperitetin e Shqipërisë nga apatia, ligësia, korrupsioni, injoranca dhe shkatërrimi i institucioneve, po ju kujtoj vetëm disa të vërteta botërisht të njohura të kësaj proteste mbarë qytetare, që është mirë që ti kuptoni sa më parë. Së pari, si kurrë më parë, protesta ka një objektiv popullorë e mbarë kombëtarë që përmblidhet në dorëheqjen e menjëhershme e të panegociueshme të kryeministrit Edi Rama, si shkaktari më i madh i kësaj situate dhe pengesa kryesore në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë. Së dyti, të gjithë ata që po protestojnë e po reagojnë, janë e duhet të respektohen si shpëtimtarë e qytetarë të mirë të Shqipërisë, sepse ata janë engjëjt e shpresës dhe ringjalljes kombëtare e politike. Prandaj mos guxoni ti përgojoni e as ti cenoni gratë e vajzat që kanë dalë në protestë me fëmijët e tyre në krahë e në bark, si kurrë më parë kanë zbritur në shesh engjëjt dhe rojat e lirisë. Mos guxoni të përgojoni as studentët dhe nxënësit që e duan jetën, shtetin dhe kombin e tyre, e që nuk e kanë harruar kurrë rrugaçërinë, amoralitetin dhe tradhtinë e sorosjano komuniste të viteve 2018-2019, kur llumi marksist-Leninist e shantazhoj dhe e mbyti protestën studentore. Nuk mund të zihet gryka e vullkanit të zgjimit të një kombi që është ngritur kundër fiktivitetit dhe tradhtisë kombëtare. Mos guxoni të përgojoni elitën e mirëfilltë që ka folur hapur, e që tani ka dalë hapur edhe në krah të protestës. Ju që keni 35 vite që vidhni financat, projektet, pronat, etj, bëhuni gati që të ktheni mallin dhe paratë e vjedhura. Ju pseudo intelektualë e lëpirësa të neveritshëm, dijeni që me servilizmin, hajninë dhe përdorjen tuaj të gjatë, keni krijuar në terren një shkretëtirë të varfër e të frikshme për ta jetuar. Ndërsa në dosjet tuaja fiktive dhe propagandën sofiste, akoma flisni për arritjet imagjinare, si dikur kur këndohej kënga e njohur: Buzë Adriatikut rreze lëshon Shqipëria / Fanar i pashuar në ballë prinë partia.
Së treti, këtë protestë të vonuar e të shumëpritur të bashkimit kombëtarë, duhet ta suportojmë e ta shohim si momentin e një bashkimi dhe shërimi nga përçarja monstruoze e komunizmit 85 vjeçarë (1941-2026). Sepse këtë herë, si kurrë më parë kanë zbritur në sheshet e lirisë fëmijët dhe rinia që duan të jetojnë në një shoqëri pa ndasi krahinore, fetare e politike. Në këtë protestë, si kurrë më parë kanë zbritur nënat e Shqipërisë e ku janë bashkuar me të majtë e të djathtë nën thirrjen “Poshtë Komunizmi”, një thirrje që duhet të kthehet në lëvizje kombëtare për prosperitetin e botës shqiptare. Së katërti, me këtë protestë duhet të kuptojmë se tashmë ka lindur e po rritet një qytetari e përgjegjshme e reaguese, e jo sikurse e duan dhe e kultivuan partitë e dala nga mitra e përgjakur e ish Partisë së Punës (ish partia komuniste), që kanë dashur e krijuar sehirxhiun, servilin, frikacakun e hajdutin. Së pesti, kjo protestë duket që po shëron plagët 100 vjeçare të një sistemi feudal, të miksuar e helmuar nga sjellja anadollake e komuniste, është një sjellje politike pa asgjë Europiane as progresiste. Tani është koha për të kuptuar she pare nga afër mënyrën se si po shembet para syve tanë “Katovica” shqiptare dhe mostrat e 35 viteve të mashtrimit neokomunistë, që si askund tjetër i kushtuan shqiptarëve një brez të sakrifikuar dhe mbi gjysmën e popullsisë të dëbuar përmes mizerjes politike, mjedisore e shoqërore që ka krijuar korrupsioni dhe përçarja kombëtare komuniste e neokomuniste. Së gjashti, Realiteti që po lindë nuk duhet të shikohet me syzet bolshevike e as sorosjano komuniste, që të mund ta shikoni protestën si ditën e bardhë të Shqipërisë, ku po lindë ajo shkolla politike që na ka munguar. Së shtati, është koha që secili të kontribuojë me sa ka mundësi që kjo energji e shumëpritur të koncentrohet në interesa dhe projekte të larta politike e shoqërore, e jo në interesa hajnie për pronat dhe investimet, nga ku nuk ka mbetur asgjë, sepse të gjitha janë vjedhur. Që do të thotë që duhet forcë dhe fokus në qëllimin më të madh kombëtarë, në reagimin e bashkuar për të zgjidhur sa më parë kontratën e qeverisjes, e bashkë me të edhe shfronëzimin e bandës së krimit, korrupsionit, përçarjes dhe injorancës. Në këtë proces shfronësimi duhet respekt, kurajë dhe besim tek të gjithë ata që protestojnë e po reagojnë, e që nuk e meritojnë kurrë që të përgojohen e as të cenohen nga të përdorurit e partisë moniste e as nga gojë shqyerit dhe të korruptuarit që kanë zgjedhur të qëndrojnë non stop me pijanecët, kafexhinjtë, qoftexhinjtë, etj, duke vjedhur hallexhijtë që prej 33 vitesh ua vjedhin dhe deformojnë votën. Së teti, nuk duhet të harrojmë që vetëm bashkimi na e mundëson që mashtruesit dhe horrat e pronave e të korrupsionit ti dërgojmë në bankën e të akuzuarve për të marrë drejtësinë që meritojnë, e mbi të gjitha për të faktuar fondet dhe pronat e vjedhura, të cilat duhet ma ja kthyer shtetit dhe popullit. Duhet të kuptojmë që hajdutët e këtyre 34 viteve (1992-2026) duhen shfronësuar dhe sekuestruar, e kjo mund të realizohet vetëm nga shqiptarët e pastër e me zemër të bardhë për Shqipërinë. Hajnat nuk mund të riciklohen kurrë si më pare, sepse hajnat nuk bëjnë kurrë shtet, republikë e as demokraci. Së nënti, unë mendoj që tani është shansi dhe momenti historikë i shqiptarëve, një moment që nuk duhet humbur, pasi vetëm nga bashkimi i një populli mbi parime të pastra e të larta kombëtare, shoqërore e politike, mund të krijohet e para parti politike e interesave kombëtare. Ka ardhur koha që të krijohet një forcë politike pa përzierjen e misionarëve të huaj dhe financave të qendrave antishqiptare që dikur krijuan nga jashtë partinë komuniste (1941), dhe metamorfozat e njohura të saj të viteve 1948 si PP, apo të vitit 1991 si PS, apo të vitit 2013 si Rilindje. Është koha që të përbuzim produktin politik e shoqërorë që na urdhërohet nga lartë, sikurse nga lartë u lëshuan edhe copat e krijuara nga shkërmoqja apo shumimi i ish partisë së punës, që dha një produkt që ka prodhuar të keqën më të madhe të botës shqiptare, e ku Shqipërinë dhe shtetin shqiptarë e ka bërë fiks sikurse e duan armiqtë e kombit tonë. Krijimi i një force të re politike, mirëfilli antikomuniste, është në përgjigje të etjes së madhe për bashkim kombëtarë dhe prosperitet, e cila vjen në një kohë kur Shqipërisë nuk i mungojnë mendjet e as duart e pastra e të ndritura të plazmës kombëtare. Shqipërisë nuk i mungojnë as profesionistët e as të kulturuarit e niveleve më të larta. Shqipërisë nuk i mungojnë as trimat për të bërë zap me forcën e ligjit të gjithë hajdutët dhe langojtë e bolsheviko-komunizmit, që vodhën e shkatërruan shtetin e mijëra heronjve e dëshmorëve, thjeshtë për të kënaqur pushtetin, babëzinë dhe injorancën e tyre.
Së dhjeti, si prindër e si shqiptarë, le të mendojmë e të gjykojmë qoftë edhe njëherë të vetme për nderin dhe dinjitetin e brezit tonë, si brezi që me veprimet e mosveprimet e veta mbolli dhe kultivoj tek fëmijët dhe populli nënshtrimin, apatinë, heshtjen mizore, ligësinë, përçarjen, duke shkaktuar gjithë këtë situate të errët e të shëmtuar. Për këtë arsye, unë mendoj që është koha që të mbështesim protestën kundër keq qeverisjes hajdute e arrogante, e jo të flasin e të veprojnë kundër protestuesve, është moment për të qëndruar në mbështetje të ëndrrave të bukura të patriotizmit dhe rinisë shqiptare. Dijeni që ata që janë ngritur e që po protestojnë, troç fare po pastrojnë ndyrësinë e një brezi të dhunuar, frikësuar dhe mashtruar nga propaganda komuniste dhe neokomuniste, një brez që ka shitur votën, shpirtin, interesin kombëtarë, shkollën, universitetet, tokën, bregdetin, e kështu me radhë, duke i lënë fëmijët e një kombi pa atdhe e pa shtet. Një brez që në çdo katër vite ka shkuar në rresht për të votuar për partinë moniste dhe hasmin e rinisë dhe fëmijëve të Shqipërisë. Ky brez të bashkohet, ose të heshtë përgjithmonë.
Për këtë arsye, unë bëj thirrje që të përbuzet propaganda e të gjithë injorantëve dhe hajdutëve të Shqipërisë. Sepse është ngritur populli dhe elita me duar e me fytyra të pastra. Mbi të gjitha, është përmendur diaspora që e ka kuptuar se si është dëbuar e vjedhur, e po vidhet përsëri përmes kursit të këmbimit valutorë, ku secili e këmbën euron apo paundin 35% më ulët se 10 vite më parë. Që do të thotë që hajnat e qeverisë së Tiranës, kanë ngritur një sistem për ta vjedhur përsëri diasporën që investon dhe sjell të ardhura në Shqipëri. Mbi të gjitha duket sheshit që edhe tek diaspora ka mbirë fara e shëndoshë e përgjegjësisë kombëtare, e kjo na jep shpresë që atdheu, pushteti dhe pasuria e vjedhur do të rikthehen tek të zotët, tek shqiptarët që janë pronarët e vërtetë të Shqipërisë. Mjerë ata që synojnë mallin dhe tokën e huaj, ata janë të mbaruar, sepse shqiptarin nuk mund ta mashtrosh pa fund, e dijeni që kur mashtrimi dhe hajnia të kuptohet, horrave të krimit dhe korrupsionit do të ju rrëshqasë kolltuku dhe toka nën këmbë. Është ky ai momenti historikë që më në fund ka mbërritur në vatrën e çdo shqiptari, e ku çdo shqiptarë duhet ti kontribuojë zgjidhjes politike afatgjatë. Për këtë arsye apeloj ndërgjegjen dhe forcën e pashtershme e të papërlyer të kombit, që të bashkohemi për të hapur rrugën e prosperitetit dhe të vështrimit drejtë interesave më të larta morale e shtetërore. Nderi është me protestuesit, ndërsa turpi është me përgojuesit dhe sehirxhinjtë. Është koha për të shprehur respekt e mirënjohje për të gjithë protestuesit e Shqipërisë, e sidomos për gratë, fëmijët, nxënësit, studentët, emigrantë që janë bërë shpresa e një rilindje dhe rizgjimi kombëtarë. Është koha për të shprehur mirënjohje të thellë edhe mbështetjen e madhe ndërkombëtare, mirënjohje për BE dhe SHBA, që përsëri do ta shpëtojnë shtetin dhe kombin shqiptarë nga tragjedia e korrupsionit sorosiano komunistë.



















