Qeveria lë në “baltë” fermerët, rrezikojnë falimentin për shkak se nuk përballojnë dot shpenzimet
Në kohën kur fermerët dhe bujqësia po përballet me një krizë, kreu i qeverisë Edi Rama jo vetëm nuk ka marrë asnjë masë për subvencionimin e tyre, por I ka shkurtuar sërish fondet dedikuar për ta në buxhetin e shtetit, Në rishikimin e buxhetit, qeveria ka reduktuar rreth 114 milionë lekë nga cfarë kishte parashikuar në buxhetin fillestar për fermeret. Ndërkohë ndryshe ndodh me fondin e Zhvillimit, ku qeveria ka shtuar rreth 80 milionë euro më shumë. Qeveria ka reduktuar sërish fondet e parashikuara për zhvillim rural dhe mbështetjen e fermerëve, ndërkohë që ka shtuar me 7.5 miliardë lekë, ose rreth 75 milionë euro, buxhetin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Nga të dhënat e rishiimit të buxhetit të shtetit, përpiluar nga revista monitor fondi për programin e zhvillimit rural dhe mbështetjen e prodhimit bujqësor, është ulur me 113.7 milionë lekë gati 1,5 milionë euro.Financimi i programit është reduktuar nga rreth 7.69 miliardë lekë, që ishte parashikuar në buxhetin fillestar, në rreth 7.58 miliardë lekë pas ndryshimeve, një reduktim prej 1.5%.Programi përfshin politikat dhe masat që synojnë mbështetjen e fermerëve dhe blegtorëve, zhvillimin e industrisë agropërpunuese, rritjen e prodhimit vendas dhe përmirësimin e tregtimit të produkteve bujqësore.Ajo se cfarë e bën edhe me shqetësuese reduktimin e fondve për bujqësinë dhe mbështetjen e fermereve, është fakti se ai vjen në një kohë kur treguesit kryesore të bujqësisë dhe blegtorisë kanë shënuar rënie të ndjeshme, cfarë pritet të thellijë edhe më tej dobësimin e tyre. Ndryshe ndodh me fondin shqiptar të Zhvillimit, të cilit nga rishikmi I buxhetit, i janë shtuar plot7.5 miliardë lekë, duke arritur në 32.3 miliardë lekë, nga rreth 24.8 miliardë lekë që ishte parashikuar fillimisht. Pjesa më e madhe e fondeve shtesë është përqendruar te zëri i përgjithshëm “Programe Zhvillimi”. Financimi për këtë program është rritur me 5.5 miliardë lekë, duke kaluar nga rreth 14.9 miliardë lekë në 20.4 miliardë lekë.Krahasuar me buxhetin fillestar, rritja është 36.9%. Financime shtesë janë dhënë edhe për programin “Infrastruktura Vendore dhe Rajonale dhe programi “100 Fshatrat” i cili përfiton një shtesë prej 600 milionë lekës, duke bërë që shtesa në buxhet të jetë 24% më shumë krahasuar me planifikimin fillestar.

















