Bashkim Koçi: Gjon Marashi i Dukagjinit

“Dhe kur njihemi me këtë vendosmëri malësori, të Gjon Marashit, ndjehemi mirë të citojmë shkrimtarin e madh Viktor Hygo. “Një mijë në qëndrofshin, do të qëndroj dhe vetë, Po dhe njëqind në mbetshin, nuk tundem kurrsesi; I dhjeti do të jem, po qe se mbeten dhjetë; E në mbettë veç një, – unë do të jem ai!”.

Shpesh, si gazetar, jam ndjerë borxhli ndaj personazheve, personaliteteve të dalë nga gjiri i popullit, që ndjenja e lartë dhe e bekuar e shqiptarizmës u ka kushtuar gjërat më të çmuara, shpesh edhe  jetën. Por kur jam njohur së fundmi,nëpërmjet një libri të shkruar me përgjegjësi, por edhe me shumë dashuri, nga Ndoc Logu, monografi kushtuar Gjon Marashit nga Dukagjini, qortova veten për pakujdesitë dhe vëmëndjen, që shpesh na mungon, për të shfletuar faqet e historisësë vëndit, të krahinave të veçanta, ku fshihen thesarëqë vetëm atje mund t’i zbulojmë e t’u japim hapsirat e njohjes këtyre heronjëve të heshtur lavdishkruar në memorjen e popullit.ashtu siç mu dha rasti si zbulova edhe unëtë zhuriturin për Shqipërinë e mëmëdhenë, Gjok Marashin e Dukagjinit. Gjon Marashi lindi në fund të shekullit të XIX, në Brashta të Shoshit në Dukagjin më një shtator të vitit 1993 dhe ndërroi jetënë fund tëshekullit të XX, më 29 gusht të vitit 1987. Jetëgjatë, plot 94 vjeç. Por virtytin, atdhetarinë, aftësinë si prijsës popullor, i cili e gradoi me titullin më të lartë Gjeneral Popullor, nuk mund t’ja marrë kush apo t’ja tjetërsojë lavdinë, i cili emrin e madh edhe sot e kësaj dite e gëzon  si Gjon Malësia.

Sigal

Populli ynë  njihet si popull  kundër  luftës, por kur ajo  është e drejtë dhe nuk ka rrugë tjetër për të mbrojtur trojet, armët janë të shenjta dhe mbetet shpresa e vetme për t’u shpetuar goditjeve të hasmit. Për ne shqiptarët faktori vendimtar për të mbetur kryelartë kanë qënë e mbetn njerëzit e jo armët, ashtu si mendonte e veproi Gjon Marashi në një jetë të tërë, deri sa dha frymë, për gati një shekull. Janë jo pak, po plot 35 vjet,që atij i mbeti arma në dorë, nga viti 1910 e deri në vitin 1945, vit kur Shqipëria, kur Dukagjini ish pastruar edhe nga ferra e fundit e vendosjes të pushtetit të popullit. I lindur në një familje me emër të mirë jo vetëm në Dukagjin, por në të gjithë veriun e Shqipërisë, në një familje ku meshkujt ishin trima, të mençëm e të urtë në mendime, Gjon Marashi do ta fillonte jetën si ndër të parët e atij fisi kur vetëm 10 vjeç, për shkak edhe të fatkeqësive familjare, filloi punë si “rrogëtar”, gjë që do ta provonte edhe dy herë të tjera për të mbajtur, bashkë me vëllanë, Mëhillin, me frymë pjesën tjetër të familjes. Falë edhe njohjeve dhe emrit të mirë që kishin lënë paraardhësit e fisit Marashi, djemtë Mëhill e Gjon, tashmë 16-18 vjeçarë do të krijonin kantakte me burra të shquar të atyre maleve siç ishin Bajram Curri, Prel Tuli, Mehmet Shpendi, Ded Gjon Luli e të tjerë. Jemi në vitet 1910-1912 e ca më pas kur emri i Gjon Marashit do të evidentohej si luftëtar i zoti, prijës betejash, gjë që do të afirmohej nënjëngabetejat e njohura në histori me turqit, beteja e Qafës së Agrit, atëherë kur ai sapo kishte mbushur 18 vjeç. Madje do të ishin këto afirmime e prova prej patroti e luftëtari me zemër të madhe që Gjon Marashi të mbetej mik dhe bashkëluftëtar i Bajram Currit gjatë Rrevolucionit Demokrati të qershorit të vitit 1924.Gjejmë vendin që të sjellim një fakt domethënës për Gjon Marashin, qëndrestarin dhe njeriun e vendosur për të përmbysur regjiimin zogist. Ishte ky djalë dukagjinas i cili e shkrepi pushkën i pari në atë paradite të 30 majit të vitit  1930  në atentatin që iu bë prefektit të Shkodrës Ferit Frashëri. Kjo ngjarje e tronditi shumë regjimin e madje e detyroi të ndërmerrte reforma mes sistemit të individëve të dënuar , sidomos me ata të dënuar me burgim të përjetshëm.

Gjon Marashi u gatua si patriot e luftëtar jo brenda çastit, por pas një veprimtarie të madhe e të pandërprerë  dhe  të  shoqëruara me vetdije të mënyrës më të besueshme që kërkonte koha, me prova të sprovuara atje ku siç thuhet, në sheshin e burrave.  Dhe kur  njihemi me këtë vendosmëri malësori,  të Gjon Marashit,  ndjehemi  mirë të citojmë  shkrimtarin e madh Viktor Hygo. “Një mijë në qëndrofshin, do të qëndroj dhe vetë, Po dhe njëqind në mbetshin, nuk tundem kurrsesi; I dhjeti do të jem, po qe se mbeten dhjetë; E në mbettë veç një, – unë do të jem ai!”. Ja, ky ishte e mbeti Gjon Marashi i cili, edhe kur regjimi i Zogut arriti djallëzisht të çarmatoste Dukagjinin, mes tyre edhe Bajraktarin e Shalës, duke grumbulluar rreth 35 mijë armë, Gjon Marashin nuk arriti ta çburrëronte. Ai, pra Gjoni, pasi i siguroi armëtnë një shpellë, i fsheu për të mos i gjetuar dot kurrë, u largua për disa kohë jashtë Shqipërisë.  Ajo që do të trondiste rëndë regjimin e Ahmet Zogut ishte Kryengrita e Dukagjinit e cila shpërtheu më 20 Nëntor të vitit 1926 nëtërë Shoshin, Shalën, Duzhmanin  dhe në 9 Bajraqet e Dukagjinit. Pas përplasjes tëkryengritësve dhe forcave qeverirate në katër ditët e para dolën fitimtarë kryengritësit, por qeveria me masat e shpejta që mori dërgoi mijra forca ushtarake të karrierës, gjë që bënë që kryengritësit të tërhiqeshin e më pas të fillonin reprezaljet ndaj drejtueve deri në dënime me vdekje, me varje në litar të 29 kryengritësve , 12 me dënim me 101 vjet burg e kështu me rradhë. Në mes tëkëtytyre kryengritësve ishte edhe Gjon Marashi me të vëllanë, Mëhillin, të cilët u dënuan me vdekje në mugesë, por falë zgjuarësisë së tyre, të cilët u larguan maleve e u strehuan në familje që i respektonin dhe i deshnin.

Historia nuk është tjetër veçse një përmbledhje e dëshmive që kanë dhënë vrasësit për viktimat e tyre dhe për veten e tyre. Ishte mesi i prillit të viti 1941 kur forca të shumta sërbo-malazeze u futën në trojet shqiptare me synimin për t’i pushtuar e bërëpjesë  të tyre zonat veriore, por sidomos Dukagjinin. Ishin 20 mijë forca të armatosur dhe tëgatshëm  për të mësyrë në Shqipërinë Verilindore. Rreth 5 mijë hynë në kufirin e Thethit e 15 mijë në trevën e sotmë të Bajram Currit. Gjakderdha filloi me banorët e fshatrave  Dardhë, Nicaje Gurrë. Është një fakt që nuk mund të anashkolohet për krimin që bënë ndaj njerëzve të pafajshëm, duke i goditur me bajoneta e më pas bashkë me të vdekurit, hodhën e gropën e hapur edhe të gjallë. Këtë dëshmi, të parë me sytë e tyre, nai sjel vet Gjon Marashi nga Brasha e Marash Ndoja nga Palajt. Nga forcat pushtuese humbjet ishin edhe më të frikëshme, por përballja e 7 luftëtraëve me 20 mijë të armatosur deri në dhëmbë, shënohet si një heroizëm i paparë në historinë e atyrë anëve. Në tregimet e Gjon Marashit heroizmi i shoshajve në këtë përballje ushtarake, vlerësohet si jë nga përgjakjet më të mëdha, më heroiket dhe më të lavdishmet në historinë luftarake të Dukagjnit.

Për luftëne Shoshit dhe të Gurit të Kuq të moshuarit në Dukagjin tregojnë se humbja e tyte, sërbë e malazezë, ishte aq e madhe sa për muaj me radhë nuk mund të kaloje në atë rrugë nga era e keqe e kufomave. Sesi e qysh u arrit të bëhej kjo mbrojtje e pa dëgjuar, Gjon Marshi në kujtimet e tij e ka spjeguar se në atëpërballje  të gjithë ishin komandantë e ushtarë. Pra nuk kishte të parë e të dytë.Aty pati luftë e luftëtarë me përmasa heronjësh.

Çeta e Dukagjinit me kalimin e kohës po e zgjeronte terrenin e influencës në Luftë në krah të LANÇ.Paralelisht ishte rritur edhe autoriteti i komandanit Gjon Marashi.  Kundërshtarët politikë, ata që ia dinin forcën dhe vendosmërinë këtij trimi të malësisë, kishin plnifikuar për ta eleminuar fizikisht. Ky plan cubash u zbulua pikërisht kur Gjon Marashi u ishte graduar oficer dhe u ishte  bashkangjitur formacioneve partizane si komandant i Kompanisë së Tretë në përbërje të Batalionit “Perlat Rexhepi”.
Gjon Marashi, për aftësitë e tij si trim e luftëtar, por edhe si burrë zakoni, ishte i kërkuar edhe nga prijës kundërshtarë, të cilët djallëzisht i afruan rruigën e kompromisit, gjë që ai e konsideronte me eneveri.  Vendosmëria  për mbetur komandant i Çetës së Dukagjinit, i rrjeshtuar në krahun e LANÇ, një nga grupet kundërshtare, ai i Nikaj Mërturit, i orjentuar nga frati fashist Pal Dodaj, vendosi që Gjon Marashin ta thyenin me metoda mizore, për ta eleminuar fizikisht. Por frati fashist ishte mëndjehollë dhe rekumanoi që kjo të bëhej jo me Gjonin, por me djalin e Komandantit të Çetës, Kol Gjonin,i cili i ishte bashkangjitur bashkë me të vëllanëÇetës që komandohej nga i ati, Gjon Marashi.  Por ky informacion ogurzi erdhi në Çetë ndaj u morën masa të menjëherëshme që të dy djemtë të largoheshin në bazën e Milotit, aty ku do të binin heroikisht 5 Heronjtë e Vigut. Më pas Gjoni u lidh me drejtuesit e PKSH të trekëndëshit Lezhë-Mirditë Krujë, të cilët rekomanduan që KolëGjoni  të transferohej në zonën operative Vlorë-Gjirokastr ku drejtonte Hysni Kapo. Atentatorët, ata që do të eleminonin djalin e Komandantit të Çetës së Dukagjiit, falë zgjuarësisë të Gjon Marashit, u realizua kontaktimi me ta dhe, pas bisedave të gjata, të atij burri tolerant dhe të mençëm, atentatorët u tërhoqën nga misioni që kishin  marrë e madje njëri prej tyre iu bashkua Çetës së Dukagjinit, pra komandantit Gjon Marashi.

Ky malësor nga më të zellëshmit në malësitë e Dukagjinit, nuk e humbi kurrë rrugën e nderit, të besimit, por edhe të karakterit të pathyeshëm në krah të së vërtetës. Gjon Marashi, i mbijetuari  gati shekullor , ishte një dëshmitar dhe kishte detyrën për të dhënë dëshminë e vet, gjë qëatëe bëri në mënyrën më të mirë të mundëshme. Ai dhe familja e tij edhe pas LANÇ, mbeti deri në fund, brez pas brezi,  si një zinxhir i artë i atdhetarisë. Mbetet një ndër familjet dhe fis që luftoi kundër turqve në vitin 1910, me sërbët në vitin 1915, me austrohungarezët në vitet 1914-1918, me italianët dhe tradhëtarët vendas në vitin 1926, me Italinë Fashiste në vitin 1939, me sërbet e malazestë në vitin 1941 dhe në vitet për çlirimin e vëndit deri në vitin 1945. Dhe e gjithë kjo histori luftrash ka edhe një bilanc të rëndë, me 11 jetë njerëzish.Ishte familja e Gjon Marashit ajo që e ktheu një nga dhomate banesës në shkollën e parë të fshatit Brashtë. Ishte po ky burrë me mendje të mençme e të ftohtë që fali gjakun e djalit të vrarë nga kundërshtarët politikë dukagjinas. Dhe kjo nuk ishte  as frikë e as ligësti, por burrëri dhe shembull për të vendosur paqe në Dukagjin. Ishte kjo arsya që Gjon Marashi të vendosej në detyrën e vështirë të Kryetarit të Komisionit të Pajtimit të Gjaqeve dhe konflikteve në njëterritor shumë të gjërë, përfshi Shkodrën e deri në malësinë e Gjakovës. Sipas këtij malsori,në zemrën e të cilit kishte gjetur vend ndërgjegja  e pastër dhe ndershmëria, duhet të ndjehej e shuar, inekzistene çdo gjë që nuk ishte në interest ë popullit. Ishin këto cilësi e ndjeshmëri të Gjon Marashit që të ishte ipari dukagjinas  sii zgjedhur në forumet me të larta të shtetit siç ish Frinti Demokratik i Shqipërisë,  anëtar i Komitetit Kombëtar të LANÇ. Malësori Gjon Marashi gjatë jetës së tij është pritur nga Enver Hoxha dhe është i vetmi burrë malsie që u fut në zyrën e tij me allti në brez, gjë që tregonte shkallën më të lartë të sigurisë dhe besnikërisë në mënyrën më apsolute. Ai mbajti 11 dekorata e vlerësime të rëndësishme të kohës që lidheshin me luftën, lirinë dhe dhe kontributin shoqëror në dobi të popullit. Në ato anë sundon opinioni popullor se asnje deputet, asnjë  i zgjedhur apo i emëruar nuk ka patur angazhim aq të madh sa Gjon Marashi apo siç njihet ende si Gjoni i Malësisë.