Përdoruesit e iPhone: Kujdes nga Siri, ju zbulon tradhëtitë dhe të dhënat personale!

611
Ekzistojnë shumë arsye se pse nuk duhet të tradhëtoni, dhe jemi të bindur që për të gjithë ju në majë të asaj liste është fakti se mund të kapeni.
Mund të tregoheni të kujdësshëm sa të doni, por gjithmonë ka mënyra për të dalë zbuluar, edhe aty ku nuk jua priste mendja. Një “spiun” i papritur mund të jetë edhe iPhone juaj, pavarësisht se e keni siguruar me fjalëkalim. Thika prapa shpine, pas asaj që ju i keni ngulur të dashurës apo të dashurit tuaj duke i tradhëtuar natyrisht, ju vjen nga Siri! Pikërisht ai! Rezulton që Siri mund të hack-ohet dhe tregon nëse dikush tradhëton ose jo pa nevojën e fjalëkalimit. Gjithçka filloi me një vajzë që përdor Tëitter nën emrin @afronomics, e cila gjeti një iPhone rastësëisht. Në vend që të përpiqej të gjente kodin korrekt, ajo iu drejtua Siri-t, i cili mesa duket nuk qenka edhe aq besnik sa kujtonim. Ajo e pyeti “Si e kam emrin?” dhe kaq mjaftoi që Siri të nxirrte gjithë informacionet personale të pronarit të iPhone. Më pas e pyeti se kë telefonon më shumë, duke marrë gjithë telefonatat e fundit dhe ato më të shpeshtat. Nëse doni të zbuloni diçka për pronarin e një iPhone, mjaftontë pyesni Sirin pasi ju tregon gjithçka, nga emri dhe adresa e pronarit, deri te notifications dhe thirrjet e fundit. Një tradhëtar i vërtetë!
Sigal