Xhelal Mziu: Qeveria shton një tjetër faturë mbi familjet shqiptare, taksa e pronës pritet të rritet deri 300%!

Deputeti i PD dhe drejtuesi i qarkut Dibër, Xhelal Mziu ka reaguar lidhur me një nga çështjet më të nxehta të momentit, atë të taksimit të pronave. Mziu shprehet se një një kohë kur familjet shqiptare përballen me kosto të larta jetese, qeveria u rrit me 300% taksën e pronës. Mziu: Reforma e taksës së pasurisë parashikon që rreth 3 milionë ndërtesa për banim dhe aktivitet tregtar:Të tatohen mbi bazën e vlerës së tregut të pronës, me norma më të larta se sistemi aktual.Sot taksa për banesat është 0.05% e vlerës së pronës, ndërsa propozimi i ri parashikon norma nga 0.1% deri në 0.2%, Që përkthehet në rritje të ndjeshme të barrës fiskale dhe, në disa raste, deri në dy-trefishim të detyrimit.Shembulli është konkret: Një apartament 90 m² me vlerë rreth 10.8 milionë lekë, që sot paguan rreth 5.400 lekë në vit, me një normë taksimi 0.2% do të paguante rreth 10.800 lekë në vit.Në një kohë kur familjet shqiptare përballen me rritjen e çmimeve, kostot e larta të jetesës dhe vështirësitë ekonomike, Çdo rritje e barrës fiskale kërkon transparencë, drejtësi dhe përgjegjësi.Shtëpia e familjes shqiptare nuk duhet të shihet vetëm si një burim të ardhurash, por si siguria dhe mundi i një jete.

Deputeti nuk ka pa përmendur edhe trajtimin e të moshuarve në vend, ku sipas tij shteti nuk po u garanton një pleqëri dijnitoze. Mziu shkruan: Pensionistët shqiptare më të varfërit në Europë, 27% e tyre në varferi ekstreme.Ndërsa qeveria propagandon “suksese ekonomike”, realiteti i pensionistëve është krejt tjetër: Brezi që ka punuar gjithë jetën po përballet me pasiguri dhe mungesë dinjiteti, ose 27% e tyre drejt varfërisë ekstreme.Sipas të dhënave të ISSH-së, mbi 641 mijë qytetarë marrin pension pleqërie në skemën e sigurimeve shoqërore, duke përfshirë edhe kategoritë e tjera që varen nga mbështetja publike, numri i tyre i afrohet 800 mijë personave.Mbi 55% e pensionistëve marrin pension të pjesshëm, me një mesatare prej vetëm 13.500 lekësh në muajPensioni mesatar i pensionistëve të rinj është vetëm 16 mijë lekë.Mbi 87% e pensionistëve jetojnë me pamundësinë për të mbuluar nevojat bazë:ushqimin, veshmbathjen dhe ilaçet.

NOA

Sipas Bankës Botërore, për një vend me të ardhura mesatare të larta si Shqipëria,

Kufiri i varfërisë ose minimumi jetik është rreth 8.3 dollarë në ditë, ose afërsisht 249 dollarë në muaj.Pagat janë rritur shumë më shpejt se pensionet: Fuqia blerëse e të moshuarve është goditur nga rritja e çmimeve të ushqimeve, ilaçeve, energjisë dhe shërbimeve.Pensioni mesatar përfaqëson vetëm rreth 30% të pagës mesatare, shumë poshtë standardeve minimale ndërkombëtare.Kriza thellohet edhe nga emigrimi i të rinjve dhe plakja e popullsisë.

Më pak kontribues dhe më shumë përfitues do të thotë një presion gjithnjë më i madh mbi tëardhmen e skemës së pensioneve.Kjo nuk është thjesht një çështje ekonomike. Është një çështje dinjiteti dhe drejtësie sociale.Një shtet që nuk u garanton një pleqëri dinjitoze atyre që kanë ndërtuar këtë vend, nuk mund të pretendojë mirëqenie.Pensionistët nuk kanë nevojë për propagandë dhe bonuse elektorale. Kanë nevojë për pensione dinjitoze, siguri dhe respekt.