Denoncimi i banorit në Dibër: Punimet për asfaltimin e rrugës nisën me bujë, por përfunduan vetëm në një pjesë të saj!

Skandal! Asfalti mbaroi në mes të rrugës, punimet të bllokuara prej një muaji në Dibër

Punimet për asfaltimin e rrugës nisën me bujë, por përfunduan vetëm në një pjesë të saj, duke e lënë segmentin tjetër të papërfunduar. Banorët thonë se që prej asaj kohe nuk është parë asnjë vijim i punimeve dhe nuk është dhënë asnjë sqarim nga autoritetet përgjegjëse. Ata thonë se kanë marrë premtime nga kryetari i Bashkisë Dibër se punimet do të përfundonin, por deri më tani, sipas tyre, asgjë nuk ka ndryshuar.

Një banor i fshatit Ushtelenxë, në Bashkinë Dibër, ankohet për segmentin rrugor që është lënë i papërfunduar prej më shumë se një muaji.Sipas qytetarit që ka dërguar denoncimin, punimet për asfaltimin e rrugës nisën me bujë, por përfunduan vetëm në një pjesë të saj, duke e lënë segmentin tjetër të papërfunduar. Banorët thonë se që prej asaj kohe nuk është parë asnjë vijim i punimeve dhe nuk është dhënë asnjë sqarim nga autoritetet përgjegjëse.“Mrësevini në ‘Shqipërinë Europiane’, ku asfalti mbaron në mes të rrugës”, shprehen me ironi banorët, duke e cilësuar situatën si të papranueshme.Sipas tyre, pakënaqësia ka çuar edhe në organizimin e një proteste, gjatë së cilës kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për përfundimin e rrugës. Ata thonë se kanë marrë premtime nga kryetari i Bashkisë Dibër se punimet do të përfundonin, por deri më tani, sipas tyre, asgjë nuk ka ndryshuar.Banorët theksojnë se rruga e lënë përgjysmë nuk është vetëm një problem estetik, por një vështirësi e përditshme që ndikon drejtpërdrejt në jetën e komunitetit.Ata shprehen se automjetet po dëmtohen, lëvizja është bërë më e vështirë dhe rreziku për aksidente mbetet i pranishëm.Ata kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe autoritetet të marrin masa konkrete për përfundimin e punimeve, duke theksuar se fshatrat nuk duhet të harrohen dhe qytetarët nuk duhet të trajtohen si të dorës së dytë. “Shikoni mirë se çfarë na kanë lënë pas këtu në fshat! Erdhen me zhurmë të madhe, Shtruan disa metra asfalt… dhe kur “u mbaroi asfalti”‘, u zhdukën. Ka kaluar më shumë se një muaj dhe rruga vazhdon te jete e lenë pergiysme. Asnje pergjegjes nuk duket, asnjë shpjegim nuk jepet. Ne nuk heshtëm. Banorët organizuan protestë dhe kërkuan zgjidhje. Kryetari i bashkisë na dha premtimin se kjo rruge do të perfundonte. Por sot, pas kaq kohe, gjendja vazhdon te jetë e njëjte dhe premtimi ende nuk eshte mbajtur. Kjo nuk eshtë thjesht një rrugë e papërfunduar – eshtë një problem i perditshem per çdo banor. Makinat demtohen, levizja veshtiresohet dhe rreziku per aksidente eshte gjithmon prezent. Ndërkohë qe flitet per zhvillim, teknologji dhe projekte madheshtore, ne ende mbetemi me ruge te lena pergjysme.Nuk kerkojme asgje me shume se ate qe na takon: nje rruge te perfunduar dhe respekt per qytetarët. Premtimet nuk mjaftojne me – duhen vepra.”, thotë banori.

NOA