Elbasan/ Makina përplas dhunshëm drejtuesin e motorit

323
Sigal

Një tjetër aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Elbasan. Një 45 vjeçar që lëvizte me motor është përplasur nga një automjet i tipit ‘Benz’.

Ngjarja ka ndodhur pranë urës së Shkumbinit në lagjen Shënkoll ndërkohë që viktima e këtij e aksidenti është dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, shtetasi A.B., banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin J.Ç., 74 vjeç, banues në Elbasan. Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtues i motoçikletës i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.