Shpërthimi më i madh diellor pas afro 1 dekade: A është Toka e sigurt?

51
Sigal

Sipas Administratës Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën (NOAA), dielli ka lëshuar ditën e djeshme (14 maj 2024) valën më të madhe dhe të zjarrtë, pas 11 vitesh. Lëshimi i kësaj vale vjen pak ditë pasi stuhi të forta diellore goditën Tokën, duke krijuar edhe fenomenin e veçantë “Aurora Borealis”, të cilat u shfaqen në disa vende të botës.

Shpërthimi më i madh diellor pas afro 1 dekade: A është Toka

GETTY

Çfarë i shkakton valët diellore?

Valët e flakës diellore shkaktohen nga shpërthimi intensiv i një rrezatimi që vjen nga çlirimi i energjisë magnetike, i lidhur me ato që identifikohen si njolla në sipërfaqen e diellit. Ky është edhe shpërthimi më i madh diellor, pas një cikli 11-vjeçar, i cili po shkon drejt kulmit të tij.

A rrezikohet Toka?

NOA

Planeti ynë është jashtë trajektores magnetike, pasi shpërthimi ka ndodhur në një pjesë të sipërfaqes së Diellit, i cili është në drejtim të kundërt me Tokën. Vëzhguesi i Dinamikave Diellore në NASA e vlerësoi këtë shpërthim si më të fuqishmin, pas vitit 2005.

Sipas Bryan Brasher, anëtar i Qendrës së Parashikimit të Motit Hapësinor në Kolorado, ka gjasa që kur shkencëtarët të mbledhin të dhëna të reja, të rezultojë që vala magnetike e zjarrtë të ketë qenë edhe më e fuqishme.

NASA gjithashtu bëri me dije se stuhia gjeomagnetike që ndodhi gjatë fundjavës, mundësoi që një nga satelitët e saj mjedisorë të rrotullohej krejt papritur, si pasojë e uljes së lartësisë që u shkaktua nga stuhia hapësinore. Sateliti aktivizoi sistemin e vetëmbrojtjes për të tilla rrethana. Ndërsa astronautët u këshillaun që të qëndronin brenda zonave që garantojnë mbrojtje të plotë nga rrezatimi dhe NASA njoftoi se asnjë anëtar i ekuipazhit nuk ishte në rrezik.