Ylli Ballta: Shërbimi postar gati për protesta, po tentohet të merret peng sindikalizmi

233
Sigal

Flet kryesindikalisti Ylli Ballta për Gazetën Telegraf.

Sindikata e Punonjësve të Postës Shqiptare (S.P.P.SH.)

Z. Ylli Ballta: Ne po ju ndjekim në vazhdim si një nga gazetat që është e ndjeshme dhe ndaj lëvizjeve sindikale e që duhet thënë se nuk është në nivelet që do deshin punonjësit dhe qytetarët në përgjithësi. Po duke ju ndjekur nga faqja juaj sociale FB, jeni mjaft aktiv dhe ende nuk keni zgjidhur atë që është më e rëndësishmja: Kontrata Kolektive e Punës. Si qëndron ky problem dhe pse po zvaritet kaq shumë siç thoni ju prej dy vite e gjysëm?

E drejtë pyetja dhe interesimi juaj në vazhdimësi. Dua të theksoj se kur bëra deklaratën për shtyp te gazeta Juaj “TELEGRAF”dhe intervistën tek “NEËS 24” disa zëra dashamirës të shqetësuar më thane;- pse edhe aty, ato janë të opozitës… po pse -ju ktheva unë, pse ka TV dhe Gazeta të qeverisë!? Ne jemi në opozitë, por konstruktivë ndaj Postës Shqiptare dhe më ekzakt me administratorin z.Ardit Demiri, i cili me ose padashje ka shkelur “vijën e kuqe” të ligjit dhe Kodit të Punës. Ne s’kemi si ta kapërcejmë këtë injorim dhe me të drejtë kemi këmbëngulur që problemi i lindur të shkojë në normalitet.

Po kanë ecur punët në drejtimin e duhur apo jo?

Jo, është për të ardhur keq. Nuk ka reflektim, por siç kam theksuar dhe në deklaratën për shtyp, ndaj Sindikatës të Punonjësve të Postës Shqiptare është bërë një “sulm” i paprecedent. Të nesërmen e deklaratës me “vrap” na larguan nga një zyrë shumë e vogël si shënjë, “reflektimi” ne u strehuam në një sindikatë tjetër dhe ju jemi falenderues.

Çfarë hapash keni marrë ndërkohë?  Dy vite e gjysëm sjanë pak,ndërkohë kemi lexuar në faqen tuaj se në shtator do zhvillohet Konferenca Europiane e Shërbimeve Publike CESI-EUROFEDOP.

-E drejtë pyetja. Ne që në fillimet e zvaritjes së hapjes së negociatave nga Posta ju drejtuam Inspektoriatit të Punës për Tiranën me shkresa zyrtare dhe ata ndërhynë disa herë po aq sa i drejtoheshim në vazhdim atyre dhe menduam se po shkonte e drejta drejt ankesës tonë, por JO. Administratori Postës z.Ardit Demiri përmes zyrës juridike injoronte shkresat tona, në telefon asnjëherë s’na janë përgjigjur të bisedonim siç bisedohet, se ku qëndron problem! Ndërkohë ne kërkuam me shkresë zyrtare Min Ekonomisë për të ngritur komision pajtimi. Kjo ndodhi dhe në prani të dyjave sindikatave pretenduese (veç e veç) dhe komisioni në verdiktin e tij ishte me të drejtën tonë, po ashtu konfirmoi dhe përfaqësuesja e Postës. Pas këtij takimi dhe shkresës së përcjellë Postës Shqiptare i thuhet shprehimisht uluni dhe konkludoni me sindikatën më të përfaqësuar. S.P.P.SH. kishte të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, ndërsa pala tjetër vetëm lista emër, mbiemër, telefona dhe firma. Çdo gjë ishte dyshuese për ta.

U lidh Kontrata pas këtij kalvari të gjatë?

JOOO! Ata nuk pyetën as për rekomandimin e një organi epror! Ne nisëm shkresë për t’u ulur, biseduar dhe për të bërë të mundur Kontratën Kolektive. Përgjigja nga ata ishte ‘HESHTJA’. Asnjë përgjigje. Ndërkohë ditët e muajt kalonin dhe ne i drejtohemi drejt për drejt Ministrit Z.Ervin METE, ku i kërkonim me autoritetin e institucionit që drejtonte t’i kërkonte Postës Shqiptare zbatimin e ligjeve dhe Kodit të Punës. Ministri Z.Ervin METE përmes Sek.Përgjithshme Risena XHAJA detyron në shkresë për zbatimin e nenit 146 Kodit të Punës të ulet me sindikatën më të përfaqësuar, shkresë që e disponojmë dhe ne.

U lidh kontrata pas “urdhërit” nga Zëdhënësja e Ministrisë?

 

JOOO. Ardit Demiri administrator i Postës Shqiptare anash kalon përgjegjësinë dhe bën “kopetentin” si të thuash. I drejtohemi sërisht me shkresë zyrtare për ulje në tavolinë dhe përgjigja: ‘HESHTJE TOTALE’. Ne e kuptojmë se të thuash të vërtetën mund të bësh dhe “armiq”, por ne jemi me të drejtën, me atë që artikulon me shumë seriozitet Z.Edi RAMA; Kryeministri ynë, kur ju drejtohet të zgjedhurve të partisë Socialiste: “Mos ja punoni shtetit, Mos ja punoni njerëzve etj.etj. Pra ky administrator është emëruar për të punuar brënda ligjeve dhe JO për t’ia u punuar njerëzve, institucioneve siç dhe është e respektuara S.P.P.SH. Ne duam të bëjmë shtet në pjesën që na takon.

Po ju e latë me kaq, kur Posta Shqiptare nuk pyeti as Ministrin!?

 

Jo! Ne jemi të fortë pasi e dimë se e drejta është me ne. Ju drejtuam Min.Infrastrukturës Znj.BALLUKU pasi ajo ministri mbulon nga ana administrative Postën. Ju çua dhe një letër konfidenciale. Reagim nga ana e saj nuk pati, por vumë re se të nesërmen bëri një vizitë në ambjentet e Pullës pranë Postës.

Po pastaj çfarë bëtë?

Ju drejtuam Avokatit të Popullit, sërisht Insp.Punës, Zyrës së Diskriminimit, Ministrit të Ekonomisë Blendi GONXHE për zvaritje deri në absurd dhe hapen sërisht procedurat për Kontratën Kolektive dhe… pas gati një muaj na thonë se ju ka kaluar afati i dorëzimit të dokumentacionit.

Si do përballoni Konferencën Europiane të Shërbimeve Publike dhe a janë njoftuar Sindikata Europiane për këtë problem?

Po janë njoftuar pasi u pa se Posta kishte ikur “në drejtim të paditur”. Reagimi I tyre qe i menjëhershëm ku mes të tjerash i thotë Postës dhe Institucioneve të shtetit se po shkelen konventat dhe traktatet që ka firmosur qeveria Shqiptare dhe njëkohësisht i ftoj të jenë pjesë e aktivitetit në Tiranë. Dua të theksoj se organizata jonë SP.P.SH. është antare e këtij organizmi prestigjios me qëndër në Bruksel prej 25 vitesh dhe unë si drejtuesi i saj, anëtar i Komitetit Ekzekutiv. Prandaj i them dhe administratorit të Postës Shqiptare se ju po gaboni dhe POLITIKISHT pasi në këtë ngjarje për herë të parë do jenë bashkë Posta Kosovës dhe Posta Shqiptare përfaqësuar nga Sindikatat e tyre dhe CESI-EUROFEDOP që bashkon në një këto “DY POSTA”

Ju falenderojmë zoti BALLTA.

Ju falendenderojme ju si shtyp i lirë.