Prof. Bashkim Delia “skanon” sfidat e “Final 4” dhe favoritët: Kjo skemë e re, do gjykohet e vlerësohet në fundin e sezonit

39

FUTBOLL/ Ish-mesfushori i Dinamos, Prof. Bashkim Delia “skanon” sfidat e “Final 4” dhe favoritët

Sigal

Agron KAJA


Abissnet Superiore e ka mbyllur kalendarin e ndeshjeve të sezonit 2023-2024, por sipas skemës së re të FSHF-së, janë duke u luajtur ndeshjet e “Final 4” nga ku do të dalë edhe skuadra kampione për këtë sezon. Duke qënë se kjo skemë përdoret për herë të parë në futbollin shqiptar, për efektet dhe ecurinë e ndeshjeve, Profesor Bashkim Delia theksoi për gazetën “Telegraf” se skema i ka gjetur si të pa përgatitura skuadrat.”Kjo skemë “Final 4” që aplikohet për herë të parë në elitën e futbollit tonë, ndoshta i ka gjetur si të pa përgatitura skuadrat. Me katër skuadra, kjo skemë mbetet e vetme edhe në Europë, sepse ato aplikojnë skemën me gjashtë skuadra. Kështu, ndeshjet kanë treguar se skuadrat nuk kanë qënë të përgatitura dhe kur të mbarojë do ta gjykojmë e vlerësojmë. Ndërsa për rastin e Skënderbeut them se ka lëshime, sepse tre ekipet: Egnatia, Partizani e Vllaznia do luftojnë, por dënimi i Skënderbeut sikur e zbeh luftën në “Final 4”. Duke qënë se bje një ndeshje, kjo do ta bëjë të dobët luftën sportive me këtë skuadër”, kështu e nisi bisedën Profesor Bashkim Delia (Pedagog në AEFS Tiranë), i cili i analizon sfidat njëra pas tjetrës. “U luajt dje sfida e parë e “Final 4”, Partizani-Skënderbeu 1-0, dhe përpos rezultatit, do thoja se të dyja skuadrat treguan se lodhja ndjehesh nw këmbët e tyre, ndërkohë që tifozeria nuk ishte në pritshmëritë, të cilën kjo skemë mendohej që ti sillte në stadium. Në ndeshjen e dytë të “Final 4”, Egnatia-Vllaznia, që do luhet të dielën, e mendoj një nga ndeshjet më të forta të kësaj gare, ndoshta më të bukurën. Egnatia fitoi Kupën e Shqipërisë në fillim e kësaj jave dhe tregoi se luan mirë teknikisht e taktikisht, por do ta ndjejë edhe lodhjen e sfidës me Kukësin. Vllaznia vjen si më e freskët nga ana fizike, por roli i individit do jetë përcaktues, dhe këtu Egnatia i ka më të spikatur”. Referuar kryesisht ndeshjeve në “Final 4”, specialisti Delia ka edhe një ide se si mund të jetë renditja përfundimtare e katër skuadrave në këtë skemë. “Ndoshta jam pak shpejt për një përcaktim, por duke qënë parashikim, po them se skuadrat në fund të “Final 4” mund të renditen kështu: Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu. Gjykoj se Egnatia është me meritë në kreun e renditjes me një kampionat të bukur, duke kujtuar dy fazat me Duamenën dhe përforcimet me Montenegro e Ibraimoglu gjatë janarit. Partizani ka kualitete dhe mbetet më favorit, ndaj Vllaznisë që në fazën e katërt sikur e ndali hovin e pjesës tjetër të sezonit. Dhe nëse do më pyesnit për strukturën e kampionatit, unë do thoja të bëhej me 12 ekipe Abissnet Superiore që sezonit tjetër ”.

Kartonët e verdhë

Sfida e parë e skemës “Final 3” në Abissnet Superiore, dje pati edhe një të veccantë, ndaj së cilës nuk duhet qëndruar indiferent. Sepse mbrëmë u dhanë 7 kartonë të verdhë për të dyja skuadrat, një shifër kjo që nga njëra anë tregon tensionin që mbart sfida, por edhe lodhjen e futbollistëve pas mbylljes së kampionatit. Ky mbetet një tregues për tu vlerësuar në fundin e “Final 4”

Tifozët, dështim i skemës

Në ndeshjen e djeshme, e para për “Final 4”, u duk si e dështuar sa i përket tifozerisë në “Air Albania”. Kjo skemë u aplikua nga FSHF-ja me idenë për ta  bërë sa më tërheëse Abissnet Superiore, njëherësh dhe për të kthyer masivisht tifozerinë në stadium. Por dje në Partizani-Skënderbeu ky eksperimenti mund të quhet si i dështuar, nëse merret për bazë prania e mbështetësve në stadium.

ABISSNET SUPERIORE

RENDITJA E KAMPIONATIT

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.Egnatia         (F4)     36        63

2.Partizani       (F4)     36        63

3.Vllaznia        (F4)     36        59

4.Skënderb.     (F4)     36        51

5.Tirana                       36        50

6.Teuta                        36        50

7.Dinamo City             36        47

8.Laçi              (P-O)   36        46

9.Erzeni           (K1)     36        32

10.Kukësi        (K1)     36        27

NDESHJET “FINAL 4”
E premte, 17 maj 2024

Partizani-Skënderbeu  1-0      

Kualifikohet Partizani  

E dielë, 19 maj 2024

Egnatia-Vllaznia                     20:00

(Luhet në “Air Albania”)

Play-off për Superiore

E dielë, 19 maj 2024

Laçi-Flamurtari                       16:00

(Në stadiumin e Laçit)

 

KATEGORIA E PARË

RENDITJA, 2023-2024  

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.AF Elbasani (S)       33        79

2.Bylis     (S)               33        71

3.Flamurtari(P-Of)      33        58

4.Vora         (P-Of)      33        50

5.Apolonia (P-Of)       33        46

6.Korabi      (P-Of)      33        44

7.Kastrioti                   33        40

8.Burreli                      33        40

9.Lushnja  (P-Ou)       33        38

10.Besa     (P-Ou)       33        38

11.Luzi2008    (K2)    33        31

12.Tomori        (K2)    33        17

FINALET “PLAY-OFF”

Të dielën, 12 maj 2024

Flamurtari-Korabi                   0-0

Vora-Apolonia                        3-4

Të mërkurën, 15 maj 2024

Flamurtari-Apolonia                4-3P

Ndeshjet Play-out

Besa-Luftëtari                         3-1

Lushnja-Iliria                           2-0

Besa dhe Lushnja qëndrojnë në të Parën

 

Duka, Shulku dhe Dervishi në Kongresin e 74-t të FIFA -s

Dje, në Bangkok të Tajlandës zhvilloi punimet Kongresi i 74-të I FIFA-s, me pjesëmarrjen e drejtuesve të fedreatave të futbollit nga e gjithë bota. Nga Shqipëria morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Zëvendëspresidenti Arben Dervishaj dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku. Kongresi u drejtua nga Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, i cili ndër të tjera tha se futbolli bashkon njerëz dhe e vetmja gjë që ka rëndësi në këtë lojë është ngjyra e fanellës që lojtarët veshin në klubet e tyre, apo ekipet kombëtare. Në kongres të FIFA-s u vendos që Brazili të presë finalet e Kampionatit Botëror për femra në vitin 2027, ndërsa në vitin 2025 do të organizohet për herë të parë në Filipine, Kupa e Botës për Futsal për vajza, dhe nga viti 2026 do të organizohet Kupa e Botës së Klubeve për vajza.

Kupa e për vajza, të shtunën finalja Partizani-Apolonia

Dy skuadrat më të mira të këtij edicioni në futbollin e femrave do të përballen së për trofeun e 15-të në histori të Kupës së Shqipërisë. Finalja Partizani-Apolonia do të luhet të shtunën në “Shtëpinë e Futbollit” në orën 18:00. Ndërkohë, Apolonia siguroi finalen e Kupës së Shqipërisë pasi mundi Gramshin dhe kjo është finalja e dytë e vajzave fierake në këtë fund sezon, pas asaj të “Final 4” që e humbi me Vllazninë. Ndërsa Partizani mbërriti në finalen e Kupës së Shqipërisë pasi eleminoi Tiranën. Vajzat e kuqe triumfuan edhe në finalen e vogël po ndaj Tiranës për vendin e tretë/katërt duke i rrëmbyer vajzave bardheblu vendin e tretë në renditje. Tani partizanaset do të kërkojnë të mbyllin sezonin e mirë me fitimin e Kupës së Shqipërisë. Për këtë finale, hyrja për tifozët në “Shtëpinë e Futbollit”do jetë falas.