Nis evakuimi i banorëve në Llaban të Krujës/ Situata e paqëndrueshme

Agjencia për Media dhe Informim ka njoftuar se ka nisur evakuimi i banorëvë në zonën e Barabit, Lluban, në Bashkinë e Krujës, për shkak të situatës së paqëndrueshme me zjarret.

Agjencia ka shpjeguar procesin e plotë të evakuimit duke u bere thirrje banorëve të ndjekin me përparësi të gjitha udhëzimet e autoriteteve kompetente që gjenden ne terren.

Sigal

Njoftimi i plotë i Agjencisë për Media dhe Informim

 

Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije se ka nisur evaukimi i banorëve në zonën Barabit–Lluban, Bashkia Krujë si pasojë e zjarreve.

Në zbatim të Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile”, Planit Kombëtar dhe Planeve Vendore të Emergjencave Civile, si pasojë e situatës së krijuar nga zjarri, është urdhëruar evakuimi i menjëhershëm i banorëve të zonës Barabit–Lluban, në Bashkinë Krujë.

Procesi i evakuimit po realizohet në koordinim të plotë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Prefektin e Qarkut Durrës dhe strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Krujë.

Për realizimin e evakuimit do të angazhohen mjetet dhe strukturat e Bashkisë Krujë, MZSH-së, Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura.

Prioritet në evakuim kanë fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi ndryshe dhe familjet që ndodhen në zona të izoluara.

Bashkia Krujë, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse, do të garantojë strehimin e përkohshëm të qytetarëve të evakuuar, regjistrimin e tyre, sigurimin e nevojave bazë dhe asistencën shëndetësore.

U bëjmë thirrje banorëve të zonës Barabit–Lluban të ndjekin me përparësi udhëzimet e autoriteteve në terren dhe të bashkëpunojnë me strukturat e emergjencave gjatë procesit të evakuimit.