U shtynë nga Covid-19, por Lojrat Olimpike rrezikojnë mos zhvillohen edhe në 2021

290
Sigal

Pasi u shtynë për shkak të emergjencës së Covid-19, Lojrat Olimpike rrezikojnë të mos zhvillohen as vitin e ardhshëm. Janë të shumta problemet që duhet të zgjidhen përpara organizimit të tyre në Tokio. Kjo pranohet nga John Coates, anëtari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, që shkon përtej alarmit të dhënë nga presidenti Thomas Bach disa ditë më parë.

Dims

“Lojrat nuk mund të shtyhen më. Duhet të mendojmë se nuk do të ketë një vaksinë deri atëherë. Ose nëse do të ketë, a do të jetë e mundur që ajo të shpërndahet në të gjithë botën? Nuk mund të ndryshojmë kalendarin botëror sportive dhe të mbajme atletët në paqartësi. Po ashtu nuk mund të mbajmë të impenjuar në pafundësi 3 apo 5 mijë persona të komitetit organizativ”, ka thënë Coates, që ka rreshtuar vetëm disa nga shqetësimet që shoqërojnë Lojrat Olimpike. Shumë të tjera kanë të bëjnë me mundësinë që pandemia të zgjatet në kohë. Kështu është në kufijtë e të pamundurës që një kompeticion si Olimpiada, ku përfshihen mijëra njerëz nga e gjithë bota të zhvillohet me masa shtrënguese dhe protokollë të rreptë sanitarë dhe mjekësorë.