Suplementi Pena Shqiptare/ Edmond Tupja: Humba shumë… por mbijetova

Dikush më mësoi qysh në vogëli

që dyer e dritare të vogla të mëdha

Sigal

janë bërë për t’u mbyllur nga brenda

që njeriu të jetojë në një kala.

 

Heshta e heshtjes

M’u ngul me ngulm në jetë.

Hyra në vetvete e s’dola më.

Bota u bë thikë e mprehtë.

 

U vesha me gur betonarme,

dhe prita gjatë

Nën peshën e një ankthi të pamatë

 

Prita!

Humba shumë!

Pak gjë shpëtova

por mbijetova.