Piano të mbushur me kokainë, arrestohet shqiptari me italianin, furnizonin me drogë ….

97

Gjatë një operacioni policor, të kryer të enjten në mëngjes në Cresole di Caldogno, agjentët e seksionit narkotik të policisë, arrestuan një shtetas shqiptar dhe një italian, të dy banues në zonën e Vicenzas.

Policia gjeti në posedim të tyre sasi të konsiderueshme kokaine të ndarë në doza të shumta.

Operacioni, i cili u ndërmor në orët e para të mëngjesit, është rezultat i një aktiviteti të gjatë hetimor dhe sekret për të goditur trafikun e drogës në Vicenza.

Hetuesit e lëndëve narkotike pas një vëzhgimi të gjatë në afërsi të shtëpisë së të dyve, duke pasur parasysh urgjencën dhe nevojën për të mos u zbuluar, hynë në shtëpi duke e kontrolluar atë dhe duke gjetur zarfe të shumta me madhësi të ndryshme dhe pesha që përmbajnë kokainë, me një peshë të përgjithshme më shumë se 800 gram.

Agjentët antidrogë kanë sekuestruar edhe lloje të ndryshme të materialit që përdoret zakonisht për paketimin e drogës, dy peshore dhe çanta dhe pako të shumta celofani transparente që përdoren për paketimin e drogës. Pas kontrollit dhe sekuestrimit të drogës, policia arrestoi shqiptarin me iniciale P.A. dhe dhe italianin.