Vasili: Skandalet po i dalin dita-ditës , në 13 vite qeverisjeje e kanë rrëmbyer drejtësinë

Ish deputetin i PL, Petrit Vasili teksa komentoi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, të prezantuara këtë të mërkurë nga kreu i qeverisë Edi Rama, u shpreh se Shqipëria nuk ka pasur kurrë vakume ligjore, porse probleme ishte me rrëmbimin e drejtësisë.
Shqipëria s’kishte vakume ligjore, por kishte problemin e e madh në këtë 13 vite qeverisjeje që e ka rrëmbyer drejtësinë. Dhunë e represion ndaj qytetarëve për të qeverisur.
Çështja e paraburgimeve ka 2 komponentë. Është ngritur si shqetësim madhor nga KiE më 2007 dhe një nga shtysat kryesore ishte se u dyfishuan paraburgimet me ardhjen në pushtet të Ramës, sepse nisi strategjia burg, burg, për të bërë presion e mbjellë psikologjinë e frikës.
E tërë kjo situatë e rënduar ka një autor, politika e kriminalizuar e Ramës. Sot në panik duke parë që tashmë ngjarjet që i kanë dalë e vijojnë të dalin e kanë rënduar dhe e kanë bërë të pashpresë Ramën.E detyron të marrë e qepë Kodin e Procedurës Penale për të ndërtuar një bunker. Ka arritur të krahasohet me Rusinë, mbaron krahasimi me Rusinë, me arrestimin e ngjashëm të Metës me Navalnyn.

 

Sigal