Humbje turpëruese në shtëpi, Koniaspori i shqiptarëve eliminohet nga Liga e Konferencës

59
Sigal

Koniaspori i Sokol Cikalleshit, Endri Çekiçit dhe Bytyqit, i ka shtangur të gjithë, teksa mbrëmjen e sotme u mposht 2-4 nga Vaduzi, në sfidën e kthimit të raundit të tretë të Ligës së Konferencës, duke i dhënë lamtumirën këtij kompeticioni.

Vetëm Bytyqi, e nisi duelin si titullar, teksa Cikalleshi u aktivizua nga stoli, por pa mundur të lerë gjurmë. Ndërsa Endri Çekiçi nuk ishte i disponueshëm.

Edhe pse Koniaspori kaloi i pari në avantazh me Gulerme në minutën e 18-të, Vaduzi, skuadra që militon në Zvicër dhe që përfaqëson Lihtenshtejnin, përmbysi rezultatin duke shënuar plot 4 herë me Sasere, Suter, Cicek dhe Gaser. Golin e dytë për turqit e shënoi Hadziahmetoviç.