Erion Veliaj: Ambicia ime është që Tirana të jetë qyteti më evropian i Ballkanit

166
Sigal

Pas fitores së 14 majit, me gati 60.000 vota diferencë nga kandidati i opozitës, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj  e konsideron një besim të madh nga ana e zgjedhësve e njëherësh një përgjegjësi të jashtëzakonshme fitoren e tij të tretë në krye të Tiranës, Kryeqytetit të Shqipërisë. Në një prononcim Veliaj tha: “Ne patëm vërtet një mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët e Tiranës, 60 mijë vota diferencë ishte një besim i madh, privilegj i madh por dhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme.” – tha Veliaj. Ai nuk nguroi të shfaqte ambicien e tij për Tiranën që dëshiron ta shoh si një qytet më avangard në mandatin e tretë. “Në këtë mandat të tretë ambicia ime është që Tirana të jetë qyteti më avangardë dhe më evropian i Ballkanit.” – u shpreh ai. Ceremonia e konstituimit të Këshillit të Ri Bashkiak të Tiranës, së dalë pas zgjedhjeve të 14 majit 2023 nuk u la pa debate politike lidhur me vendin e mbajtjes së kësaj mbledhje. Opozita ngriti pretendimet se mbledhja duhej mbajtur në sallën e këshillit bashkiak e jo në mjedisin e hapur ku u krye ceremonia dhe se sipas opozitës Veliaj i’u shmang debateve. Nisur nga këto qëndrime Veliaj e pati një reagim. “Nuk jam dikush që i shmangem betejave, por janë vetëm 61 karrike bosh dhe nuk ka vend tjetër për median, ambasadorët, për deputet, për të ftuarit. Ligji thotë se duhet të jetë në ambientet e bashkisë, ishim vetëm një kat më lartë. Kam përshtypjen që opozita në një farë mënyre dekonspiroi faktin që nuk kanë asnjë ide dhe merren me këto cic-micet. Besojë që opozita ka nevojë vërtet që të piqet nëse duam që ta marrim seriozisht.” – tha Veliaj për këtë argument. Sipas legjislacionit në Shqipëri, një kryetar bashkie nuk mund të qëndrojë në këtë detyrë me më shumë se tre mandate rresht. Ky, i sapofituar për Veliaj është i treti çka do të thotë se në 2027 Veliaj duhet të mos jetë më në krye të Bashkisë më të madhe në Shqipëri. Pyetjes së bërë gjatë një interviste se cila do të ishte ambicia pasuese për Veliaj, ky i fundit iu përgjigj se “Nëse më pyet se cila është ambicia ime, në fund të këtij mandati Tirana do të jetë padyshim qyteti numër një në Ballkan, është numri një në shumë aspekte, besojë do jetë numri një në të gjitha aspektet.” – tha Veliaj.