INTERVISTA/ Luhet java e 36-të e Superiores, Andra Marko kërkon një mbyllje dinjitoze nga skuadrat
Agron KAJA
Abissnet Superiore po i drejtohet fundit të ndeshjeve të kampionatit, si i përshkruani skuadrat në këtë 35 javët e luajtura?
Gjatë Kampionatit, kuptohet që skuadratkanë pasur oshilacione. E vetmja skuadër më e koncentruar është Egnatia, të tjerat kanë bërë hapa fallco, kryesisht Tirana që nuk u prezantua si një skuadër dinjitoze me pretendemet për titull.
Të gjitha ndeshjet u luajtën të mërkurën në orën 16:00, mos duhej që kjo formë të aplikohej në gjithë fazën e katërt?
Nuk mundet të ndodhë kështu, sepse të gjitha skuadrat janë të kuotuara. Por edhe sepse nuk ka qënë mundësia e fushave për disa, si Dinamo, Erzeni e Tirana që kanë shtegëtuar nga njëra fushë në tjetrën. Kjo u ka sjellë atyre mungesën e rezultateve.
Fitore në transferta dhe barazime, cilin nga rezultatet e javës së 35-të e mendoni se doli logjikshëm, apo ndonjë surprizë?
Është e vështirë për të thënë, por kanë qënë të gjitha ndeshje delikate. Më shumë, skuadrat që kishin nevojë për pikë i prodhuan këto rezultate, si Teuta që tani është për “Final 4”, apo Laçi që u ndëshkua në minutat shtesë e nuk shpëtoi Play-out-in.
Vijmë tek java e fundit, e 36-ta e kampionatit, si i përshkruani çiftet që sjell kalendari?
Janë të gjitha ndeshje delikate. Laçi duhet të mendojë skuadrën që do ta ketë përballet në Play-out. Kemi një Egnatia me objektiv të arritur, e po kështu Partizani me Vllazninë. Më delikate është sfida Teuta-Dinamo që do përcaktojë një skuadër për “Final 4”.
Ju, mundet që të përcaktoni një kryendeshje të javës së 36-të?
Të gjitha këto sfida të fundit të kampionatit marrin natyrën e kryendeshjeve. Sepse duke i parë çiftet dhe renditjen e tyre, duket qartë se në tre ndeshje: Egnatia-Tirana, Teuta-Dinamo City dhe Vllaznia-Skënderbeu do kemi 90 minuta interesante.
Në cilën prej këtyre tre sfidave mund të presim edhe ndonjë surprizë në rezultat e renditje?
Surprizë do quaj fitoren e Dinamo City me Teutën, si dhe fitoren e Tiranës me Egnatian. Kjo mendoj se është e paparashikueshme për vetë synimet e këtyre skuadrave, ndërsa nuk e quaj surprizë që Skënderbeu të fitojë në Shkodër.
E mendoni të mbyllur trofeun “Këpuca e Artë” me Bekim Balajn e Vllaznisë që ka shënuar 17 gola në 35 javë?
Besoj se po, sepse është e paimagjinueshme që një futbollist të shënojë 7 gola në një ndeshje në javën e fundit. Duke qënë një botë futbolli me enigma dhe të papritura, këtë edhe mund ta mendojmë, por Bekim Balaj mbetet kryegolashënuesi.
Një javë para mbylljes së kampionatit, cilët nga verdiktet mbetet për tu përcaktuar përfundimisht?
Unë e përmënda më sipër se, në ndeshjet e sotme mbetet për tu përcaktuar vetëm vëndi i 4-t në renditje. Janë tre skuadra që e synojnë “Final 4”, ndaj dhe sfidat ku do luajnë Tirana, Dinamo e Skënderbeu, mbeten për tu veçuar në këtë fund të kampionatit. Magjinë e futbollit ta shohim në 90 minutat e fundit të kampionatit.
Sot, 90 minutat e fundit të sezonit
Në 5 ndeshjet e sotme të javës së 36-të të Abissnet Superiore, mbetet për tu përcaktuar vetëm vëndi i 4-t në renditje. Janë tre skuadra që e synojnë “Final 4”, ndaj dhe sfidat ku do luajnë Tirana, Dinamo e Skënderbeu, mbeten për tu veçuar në këtë fund të kampionatit. Magjinë e futbollit ta shohim në 90 minutat e fundit të kampionatit, ndërsa “Final 4” do tregojë për herë të parë sa efekt do ketë.

ABISSNET SUPERIORE
NDESHJET, JAVA 36
E shtunë, 11 maj 2024
Egnatia-Tirana 16:00
Laçi-Kukësi 16:00
Partizani-Erzeni 16:00
Teuta-Dinamo City 16:00
Vllaznia-Skënderbeu 16:00
RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.Egnatia (F4) 35 63
2.Partizani (F4) 35 60
3.Vllaznia (F4) 35 59
4.Skënderbeu 35 48
5.Tirana 35 47
6.Teuta 35 47
7.Dinamo City 35 47
8.Laçi (P-O) 35 43
9.Erzeni (K1) 35 32
10.Kukësi (K1) 35 27
“Final 4” fut në ethe katër skuadra

Renditja pas javës së 35-të në Abissnet Superiore ka lënë vetëm një dyshim, se cila do të jetë skuadra e katërt që do të plotësojë grupin që do të luajë në “Final 4”. Në ethet e kësaj gare janë katër skuadra: Skënderbeu 48 pikë, Tirana, Teuta e Dinamo City me nga 47 pikë. Mundësia e fundit mund të të sjellë rezultate që të gjitha ta këto skuadra mbyllin në të njëjtën kuotë pikësh. Nëse Skënderbeu humbet në Shkodër, Tirana barazon ndaj Egnatias dhe Teuta e Dinamo City barazojnë mes tyre, atëherë do prodhohej një rezultat ku të katër skuadrat do të kishin pikë të barabarta nga 48. Kësisoj, ndeshjet direkte do të merren për bazë dhe pikët që kanë fituar ndaj skuadrave të tjera të këtij grupi. Sipas të rezultateve të arritura në këtë sezon ndaj rivaleve direkte, Tirana ka marrë 20 pikë dhe kalon e katërta në renditje, duke e lënë pas Teutën me 18 pikë, Dinamo City me 17 pikë dhe Skënderbeu me 11 pikë. Gjithsesi, sot janë 90 minutat e “Final 4” 2023-2024.



















