39 piramidat financiare që do ti kishte zili “Sudja dhe Rrapushi”

15
Sigal

Institucionet e mikrofinancës po rrjepin shqiptarët, ndërkohë që në vendet e rajonit ato janë mbyllur dhe sekuestruar. Mikrokredia e shpejtë në Shqipëri realisht është “kredi grabitqare” e maskuar me një volum aktiviteti që mund të shkojë deri në 1 miliardë Euro, si minierë ari për të grabitur qindra qytetarë me normë interesi 100% . Reagon ish zv/ministrja e Financave Irena Beqiraj: Kush e heton mashtrimin e institucioneve financiare që licencon Banka e Shqipërisë?

Mikrokredia e shpejtë në Shqipëri realisht është “kredi grabitqare” e maskuar me një volum aktiviteti që mund të shkojë deri në 1 miliardë Euro si minierë ari për të grabitur qindra qytetarëme normë interesi 100% . Në Angli, kreditorët nuk lejohet të vendosin tarifa më të larta falimenti se sa totali i kredisë së marrë. Por tek ne edhe bien në kurthin e një zinxhiri çnjerëzor zhvatësish, nga përmbaruesit, avokatët e gjyqtarët, të cilët cënojnë thelbin e kredisë pa kolateral.

 Institucionet e mikrofinancës vijojnë të rrjepin shqiptarët. Teksa në Kosovë dhe vende të tjera janë marrë masa për “Iute Credit” apo kompani të tjera, te ne ato stimulohen.

Sipas raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë që ka shkuar në Kuvend për vitin 2023, në vendin tonë operojnë plot 39 subjekte jo banka, shumica dërrmuese e të cilave janë mikrofinanca, ose më saktë piramida që vjedhin qytetarët me interesa super të larta.

Vetë BSH pranon disa prej problemeve, por nuk thotë asgjë për faktin se kanë interesa shumë të larta, terrorizojnë qytetarët përmes kompanive fantazmë të përmbarimit, disa prej të cilave po të licencuara nga Gent Sejko.

“Në fund të vitit 2023, ushtronin veprimtaritë financiare 39 subjekte financiare jobanka (përfshirë dhe institucione financiare të mikrokredisë) dhe institucione të parasë elektronike. Për subjektet financiare jobanka dhe institucionet e parasë elektronike, u dhanë miratimet paraprake për 9 administratorë, 4 kryetarë të këshillit mbikëqyrës dhe 1 kryetar të komitetit të kontrollit. Në vitin 2023, u dha miratimi paraprak për riemërimin e 1 administratori të shoqërisë së kursim–kreditit”, shprehet BSH.

Më tej deklarohet se bankat e nivelit të dytë janë të konsoliduara, por mikrofinanca ka shumë probleme. Megjithatë vetëm një licencë është pezulluar vitin që vjen. Nga ana tjetër, BSH shprehet se këto subjekte gjenerojnë të ardhura të larta.

“Nga ekzaminimet evidentohet se aktiviteti i këtyre subjekteve gjeneron të ardhura të qëndrueshme që kanë mbështetur kapitalin në vazhdimësi. Në përgjithësi, kuadri i brendshëm organizativ dhe rregullativ përputhet me madhësinë dhe kompleksitetin e subjekteve që kanë pozicion të konsoliduar në treg. Te subjektet më të reja evidentohen mangësi dhe nevoja për plotësime e përmirësime, në përputhje me nivelin aktual të veprimtarisë. Në lidhje me saktësinë e raportimeve në Bankën e Shqipërisë, transparencën me klientët dhe parandalimin e pastrimit të parave, evidentohet përputhshmëri më e mirë te subjektet e konsoliduara në treg, ndërsa subjektet e tjera kanë shfaqur mangësi dhe shkelje të kërkesave rregullatore e ligjore.

Për shkeljet e evidentuara, Banka e Shqipërisë ka marrë masat përkatëse mbikëqyrëse, konkretisht: pezullimin e aktivitetit për një periudhë 6-mujore për një subjekt; dhe lëshimin e urdhrit për ndërprerjen e shkeljeve dhe gjobitjen e administratorit për një subjekt tjetër”, thekson raporti. Janë denoncuar me dhjetra raste se si “Iute Credit”, Fondi Besa, “Kredo.al” apo dhe kompani të tjera japin kredi me interesa shumë të larta. Por jo vetëm kaq, nëse dikush vonon pak, i terrorizojnë në telefon duke i kërcënuar me gjyqe. Por edhe pse ky fenomen ka vite që ndodh, Gent Sejko mbyll gjithmonë njërin sy. Gjatë një hetimi të nisur në vitin 2019 nga Ministria e Drejtësisë. Ata dërguan një dosje voluminoze me mijëra faqe në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ekspozoheshin mënyrat se si këto institucione mikrofinanciare e kishin kthyer mbledhjen e këtyre kredive të ashtuquajtura të këqija në një mundësi dhe minierë ari për të grabitur qindra qytetarë.