Shumë urime të përzemërta për Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili feston sot 65-vjetorin e lindjes!
U bashkohem lutjeve për jetë të gjatë, shëndet të plotë, vite të bekuara dhe shumë dashuri në përmbushjen e misionit të Tij hyjnor!
Mirënjohje të veçantë për gjithçka ka bërë në këto vite për të mirën e besimtarëve dhe Komunitetit Bektashian, për forcimin e harmonisë dhe mirëkuptimit mes besimeve, për këshillat e mençura për mbrojtjen e vlerave të familjes shqiptare, të Shqipërisë dhe Kombit, mbështetur në mesazhin e shenjtë, përbashkues dhe frymëzues “Pa Atdhe, nuk ka fe”.
Zoti e bekoftë Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve dhe veprën e Tij të ndritur!