Një ngjarje e rëndë është shënuar në Farkë. Një vajzë 10-vjeçare mësohet se është pickuar nga një gjarpër dhe ka përfunduar në spital.
Mësohet se e mitura është nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10 vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.