Qentë endacakë shqetësim në Lezhë, sulmojnë qytetarin

12
Sigal

Qentë endacakë kthehen herë pas here në shqetësim. Kjo ka ndodhur edhe në Lezhë, ku Preng Dedëgjoni është kafshuar nga një prej tyre, ndërsa lëvizte me biçikletë.

Ai ka rrëfyer se kjo është hera e dytë që diçka e tillë ndodhte.

Dedëgjoni tregon se nuk i ngacmon, por se qentë i vërsulen në mënyrë të papritur.

Ai tregon friken e tij të vazhdueshme ndaj qenve por thotë se ata ushqehen nga lokalet dhe ndaj qëndrojnë pranë tyre.

Qentë endacake janë një shqetësim ne Lezhe për te cilën është dërguar edhe ankese ne bashki por zgjidhjet janë te vështira.

Një banor, Festim Meta thotë se mbrojtësit e kafshëve duhet t’i grumbullojnë ato pasi vaksinimi nuk është zgjidhje.

Në Bashkinë e Lezhës thonë se janë marre disa nisma dhe janë bere ndërhyrje për trajtimin e qenve endacake, por ky problem nuk zgjidhet pasi ata sillen dhe hidhen ne Lezhe nga zona te tjera, gjë për te cilën është e nevojshme te identifikohen dhe penalizohen.