Përparim Daiu: Flamurtari e rivalizon Laçin, Besa degradoi historinë

14

KATEGORIA E PARË/ Pas dy sfidave të para u përcaktuan finalistët e Play-off, Përparim Daiu analizon garën

Sigal

Agron Kaja

Agron Kaja

 

Kategoria e Parë 2023-2024, pasi mbylli 33 javët kalendarike të kampionatit, të dielën luajti dy ndeshjet e Play-off-it. Flamurtari-Korabi 0-0 dhe Vora-Apolonia 3-4, krijuan çiftin Flamurtari-Apolonia, i cili sot do të nxjerrë skuadrën, e cila do të ndeshet me Laçit e vendit të 8-të të Abissnet Superiore. Por specialisti i futbolli shqiptar Përparim Daiu e mendon një kampionat të suksesshëm, duke veçuar dy skuadrat kryesuese. “Mund të themi se ishte një kampionat i suksesshëm për këtë kategori. Mendoj se ky ishte një sezon ku skuadrat treguan vetvehten, dhanë atë që kishin përgatitur në mundësitë e tyre, dhe më vjen mirë që një nga ekipet elitare është AF Elbasani. Sepse erdhi nga Kategoria e Dytë në të Parën, dhe menjëherë u ngjit në Superiore, ku edhe këtë herë kishte të harmonizuara performancën me traditën. Ndërkohë që ekipe si Besa, Lushnja e Tomori mendoj se ishin në degradimin e emrit që kanë vënë në vite. Besa ka 10 vite kështu, pa oksigjenin e duhur, sikur është ambientuar me Kategorinë e Parë”, kështu e nisi bisedën specialisti i futbollit Përparim Daiu, i cili më pas për gazetën “Telegraf” bëri edhe një vlerësim me nota për 12 skuadrat e kategorisë së Parë për sezonin që u mbyll. “Nga AF Elbasani kampion e deri tek Tomori që zbriti nga kategoria, kam nga një vlerësim me notë për çdo skuadër. Kështu: AF Elbasani 10, Bylis 10, Flamurtari 7, Vora 7, Apolonia 6, Korabi 6, Kastrioti 5, Burreli 5, Lushnja 4, Besa 4, Luzi 4 dhe Tomori 4. Këto vlerësimi i mbështes në të gjithë treguesit e performancave, që patën skuadrat në këtë kampionat, duke u përmbledhur kryesisht te renditja”. Ndërkohë që për specialistin Daiu, ky kampionat i Kategorisë së Parë kishte edhe dukuri pozitive, por edhe mangësi. “Kur flasim për dukuri pozitive, një ndër to ishte fakti se kampionati ishte shumë i luftuar. Këtë e tregon edhe renditja e skuadrave, ndaj mendoj se është bërë një kampionat shumë i fortë e cilësor. Kur flasim për emra si AF Elbasani, Bylisi, Flamurtari, Apolonia e ndonjë skuadër tjetër me histori në elitën e futbollit tonë, kjo dukuri bëhet më evidente. Ndërsa mangësia ishte se skuadrat me emër që përmënda më sipër, si Besa, Lushnja e Tomori nuk shprehën vlerat e tyre më të mira. Një garë me sa më pak skuadra e bën këtë kampionat edhe më të fortë”. Ndërsa për Përparim Daiun, skuadra e Flamurtarit mund ta rivalizojë Laçin e vëndit të 8-të në Superiore. “Flamurtari është më i investuar dhe më i konsoliduar se Apolonia. Vlonjatët do jenë “kockë e fortë” edhe për Laçin, nëse e mundin Apoloninë”.

Play-off-e dhe Play-out-e, çfarë ka ndodhur?

KATEGORIA E PARË

Finalet “Play-off”

Të dielën, 12 maj 2024

Flamurtari-Korabi                   0-0

Vora-Apolonia                        3-4

Të mërkurën, 15 maj 2024

Flamurtari-Apolonia    16:00

Ngjitje në të Parën

Të dielën, 12 maj 2024

Iliria-Sopoti                             6-1

Luftëtari-Shkumbini   0-3

Play-out dhe Play-off

E enjte, 16 maj 2024

Lushnja-Iliria               15:00

Besa-Luftëtari             15:00

Përfundimi i kampionateve në Kategorinë e Parë, në të Dytën dhe të Tretën, i kanë hapur rrugën ndeshjeve Play-off në të gjitha këto kategori. Përveç skuadrave kampione e nënkampione që u ngjitën një kategori më sipër, si edhe skuadrave, që zbritën direkt nga kategoritë respektive, nisur nga java e kaluar kanë nisur të luhen ndeshjet Play-off. Kështu, janë kualifikuar në ndeshjet e para për ngjitje në Superiore skuadrat e Flamurtarit e Apolonisë, të cilat eliminuan Korabin dhe Vorën. Të dyja do ndeshen mes tyre të mërkurën, më 15 maj ora 15:00 dhe fituesja do të ndeshet me Laçin, skuadra që renditet në vëndin e 8-të në Abissnet Superiore. Për mbijetesë e ngjitje në Kategorinë e Parë janë kualifikuar nga Kategoria e Dytë dy skuadra, Iliria që do ndeshet me Lushnjën dhe Luftëtari që do ndeshet me Besën. Të dyja këto sfida do të luhen në datën 16 maj dhe skuadrat fituese do të jenë pjesë e Kategorisë së Parë për sezonin 2024-2025.

Kampion dhe drithërima, te AF Elbasani priten largime

Deklarata e Presidentit të AF Elbasani, Kujtim Llupa, dhënë në mediat vizive ditën e titullit kampion, se me kontigjentin aktual nuk ka siguri për të qënë në “Final 4” për sezonin e ri, ka sjellë lëvizje në klubin verdheblu. Burime pranë klubit, konfirmuan për gazetën “Telegraf” se fillimisht do ketë largime, që do zëvendësohen me afrime “Big”. Asnjë emër konkret nuk është përfolur për t’u larguar.

KATEGORIA E PARË

RENDITJA, 2023-2024  

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.AF Elbasani (S)       33        79

2.Bylis     (S)               33        71

3.Flamurtari(P-Of)      33        58

4.Vora         (P-Of)      33        50

5.Apolonia (P-Of)       33        46

6.Korabi      (P-Of)      33        44

7.Kastrioti                   33        40

8.Burreli                      33        40

9.Lushnja  (P-Ou)       33        38

10.Besa     (P-Ou)       33        38

11.Luzi2008    (K2)    33        31

12.Tomori        (K2)    33        17

FINALET “PLAY-OFF”

Të dielën, 12 maj 2024

Flamurtari-Korabi                   0-0

Vora-Apolonia                        3-4

Të mërkurën, 15 maj 2024

Flamurtari-Apolonia                16:00