Arrestohet 46-vjeçarja italiane, tentoi që të vrasë burrin shqiptar me bar miu

37
Sigal

Mjekëve italianë të Riminit nisën t’u lindin dyshime pasi që prej korrikut të vitit 2022, një 54-vjeçar shqiptar ishte shtruar disa herë në spital duke shfaqur në të gjitha rastet simptoma të ngjashme me helmimin nga ilaçi kundër minjve, shkruajnë mediat italiane.

Konfirmimi erdhi më pas nga ekzaminimet klinike dhe analizat e kryera nga instituti i mjekësisë ligjore të Universitetit të Padovës. Analizat dolën e gjakut të burrit dolën pozitive ndaj përbërësve aktivë të Bromadiolone dhe Coumatetralyl, elementë kimikë që përmbajnë helmet e minjve.

Më pas mjekët e kuptuan se 54-vjeçari shqiptar kishte marrë doza të substancës vdekjeprurëse përpara se të bëhej për në spital. Vetë shqiptari, i vënë përballë kësaj situate, sqaroi se nuk kishte pasur asnjë marrje me qëllim të këtij helmi.

Ai tha se personi i vetëm që mund të kishte tentuar ta helmonte ishte bashkëshortja e tij italiane. Për këtë mjekët lajmëruan policinë e cila kreu një kontroll në banesë. Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia gjeti dhe konfiskoi një shiringë me një substancë të panjohur të kuqërremtë në një sirtar të garderobës së dhomës së gjumit.

Nga analizat u zbulua se lëngu ishte bromadiolone. 46-vjeçarja italiane u ndalua dhe tashmë ndodhet në arrest shtëpie në shtëpinë e nënës së saj ndërsa i është aktivizuar edhe një byzylyk elektronik.