Infermierja te Trauma pozitive me koronavirus, u infektua nga vjehrri, dalin përgjigjet për kolegët e saj

Një infermiere e repartit të Ortopedisë në spitalin e Traumës ka rezultuar pozitive me Covid 19.

Para një jave ajo e ka pasur vjehrrin të shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, të prekur nga koronavirusi, nga ku dyshohet se dhe ka marrë infektimin.

Sigal

Kjo situatë ka vënë në alarm të gjithë repartin e Ortopedisë te Trauma, që për fatin e mirë, kanë rezultuar negativ pas bërjes së tamponëve.

Vetë infermierja është në gjendje të mirën shëndetësore, dhe për momentin është duke qëndruar në banesën e saj dhe jo në spital, pasi ka shfaqur simptoma të buta të sëmundjes.

Deri dje në vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me Covuid 19, 48 mjekë dhe infermierë, një pjesë e të cilëve tashmë për fat të mirë janë shëruar.