Euro pritet te këmbehet me 140 lekë brënda 2 muajve

687
Sigal

Monedha e përbashkët ka shënuar sot një rënie të lehtë në tregun valutor por ajo pritet qe gjate muajtit Prill te kapi shifrat e 140 lekë/ 1 euro.

Madje pritet qe kursi i këmbimit të shenojë tjetër rritje në muajt në vazhdim.pasi turizmi si i vermi sektor që ofron valuten eshte ne agoni te plotë për kete sezon.

Kështu qe ekspertët e huaj bankat llogarisin qe ne fund te majit dhe fillim te qershorit euro mund te kembehet me 148 leke duke shenuar rritjen me te madhe qe nga koha e hyrjes ne fuqi te saj. Po pse ra euro kero dy dite,kur vetem pardje kapi shifrat e 131 lekë/ euro ?

Ekspertet deklarojne se qeveria dhe bankat hodhën ne treg shume valute ,per ti pasur ne gjendje per te paguar rrogat dhe shperblimet qe qeveria caktoi per te papunet dhe bizneset e vogla. Ja një historuk i shkurtër i këmbimit valutor ne vendin tonë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot më 1 prill, me 128.52 lekë, me një rënie prej 2.14 lekë në raport me ditën e mëparshme. Nga dita e hënë, kur euro arriti në rekordin e 2 viteve, duke u këmbyer me 131.06 lekë, euro ka rënë me 2.5 lekë. Gjatë ditës së sotme në rënie ishin të gjitha valutat, ku dollari u këmbye me 117.26, me nënçmim prej 1.49 lekë në raport me ditën e mëparshme dhe paundi ra me 1.4 lekë, ne 144.85 lekë.

Gjithsesi, valutat vijojnë të qëndrojnë në nivelin më të lartë të afër dy viteve, pas rritjes së tyre gjatë dy javëve të fundit, që erdhi si rrjedhojë e kufizimit të lëvizjeve ekonomike dhe të qytetarëve nga koronavirusi si dhe pezullimit të lëvizjeve të avionëve që shërbenin dhe për transferimin e valutës për bankat.

Ekspertët pohuan se rritja e shpejtë e valutave ishte artificiale, e ndikuar kryesisht nga pamundësia e bankave për të sjellë valutën në vend, por në momentin që kjo u zgjidh gjatë fundjavës, atëherë tregu erdhi drejt qetësimit.

Gjithsesi, pasiguria vijon të mbetet e lartë. Në agjencitë valutore diferenca në shit-blerje është e lartë, çka ndodh gjithnjë kur ka luhatje të mëdha në treg.

Në një prej agjencive kryesore valutore në vend, euro blihet me 126 lekë dhe shitet me 130.3 lekë, me një diferencë prej 4.3 lekësh, kur normalisht diferenca në shitblerje varion midis 0.5 dhe 1 lekë.