“Qetësohu!”/ Babai qëllonte me kallashnikov nga ballkoni, djali tregon ngjarjen: Si i shpëtoi vëllai plumbave

13
Sigal

Orë tmerri kanë përjetuar dy fëmijët e mitur të Aleks Markut, pasi 40-vjeçari nga Lezha i mbajti peng në një banesë të marrë me qira ditore në Durrës, ndërsa me kallashnikov qëllonte pa pushim.

Djali i vogël, 6 vjeç, ka treguar gjithë skenën që ka parë, duke thënë se i ati qëllonte pa pushim, duke thyer xhamat e dritares dhe ballkonit, ndërsa shenjat e plumbave janë të dukshme edhe në mur.

Djali i madh, 11 vjeç ka qenë vazhdimisht në rrezik të plumbave pasi ndodhej në ballkon dhe fshihej pas murit, teksa i ati qëllonte me breshëri. 6-vjeçari thotë se edhe pse vëllai i thoshte “babi, babi, por ai nuk fliste”.