Suplementi Pena Shqiptare/ Vullnet Mato: Perëndimori me Lindorin

508
Sigal

Më shan fenë, më shan kulturën,
shan qytetërimin, muzikën xhaz,
vjen me avion, më rrëzon kullën,
vret fëmijë e pleq, me kamikaz;

Teksa Kurani i shenjtë të thotë:
mos shkel mbi tokë, as një mizë,
hedh bombë, mes njerëzve plot,
vret nënën me foshnjë në kërthizë.

Ther gazetarët e mi në çdo vend,
më mallkon, si djallin me brirë,
djeg ambasadat në vendin tënd.
Më urren për jetën civile të lirë,

Shtrihesh përmbys, për t’u betuar,
të jesh njerëzor, i urtë nga bindja.
Thua, Perëndimi duhet shkatërruar,
të mbretërojë në glob, vetëm Lindja.

Pastaj vetëvriteni e vjen nëpër det,
të gjesh tek unë shpëtim prej dhunës,
me familjarë azilantë, mijëra vetë,
mbush kampet e zë vendet e punës.

Ul kokën e thua, Evropë e Amerikë,
ju shajmë, si na kanë thënë të parët.
Ju kemi zili, por gjithashtu dhe frikë,
se frymën na keni ngrirë me armët!…

Atëherë të zbutim frymën me pajtim.
Kemi një zot, mes poleve me harqe,
nga Lindja juaj, deri në Perëndim,
të falemi së bashku vetëm për paqe!…