Vizita në Kalabri/ Presidenti Begaj në Komunën arbëreshe të Pallagorisë: Anselmo Lorecchio një figurë e shquar që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe kulturën e shqiptarisë

40
Sigal

Komuna arbëreshe e Pallagorisë hapi dyert sot për personalitet shqiptare të katër shteteve në Ballkan: Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, si edhe për autoritetet e larta italiane, me rastin e kremtimit të 100-vjetorit të vdekjes së intelektualit Anselmo Lorecchio.

Pjesëmarrja e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe shefit të diplomacisë italiane,  Antonio Tajani, i shtoi një vlerë të mëtejshme simbolike këtij përkujtimi, duke dëshmuar rëndësinë e lidhjeve kulturore dhe historike midis Italisë dhe Shqipërisë. “Dëshira dhe mendimi i Anselmo Lorecchios për një Evropë të bashkuar duket sikur sot në këtë vend, në Pologoria, gjejnë vend, sepse janë bashkë Italia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi”, – u shpreh Presidenti Begaj në ceremoninë për Lorecchion, që nisi me inaugurimin e sheshit për nder të tij e vonë me mbajtjen e konferencës ndërkombëtare. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, u shprehu mirënjohje arbëreshëve dhe drejtuesve italianë që veç traditës, kulturës, gjuhës dhe vlerave identitare, promovojnë dhe figurat përbashkuese e me vizion për ardhmërinë.

“Anselmo Lorecchio nuk ishte vetëm një patriot, por një urë mes dy botëve, asaj arbëreshe në Itali dhe shqiptare në Ballkan. I lindur në një kohë kur identitetet kulturore po formësoheshin dhe përcaktoheshin nga luftërat dhe ndryshimet politike, Lorecchio kuptoi rëndësinë e identitetit kulturor, të ruajtjes së gjuhës dhe zakoneve arbëreshe. Ai i mbrojti dhe zhvilloi ato me përkushtim të pathyeshëm”.

Presidenti i Shqipërisë vlerësoi veprën e Anselmo Lorecchios, një personalitet që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Shqipërisë në përpjekjet për pavarësi dhe kontribuoi ndjeshëm në kulturën dhe historinë e komuniteteve arbëreshe në Itali.

“Ai nuk ishte vetëm një patriot, por ishte një urë midis dy popujve, atij arbëresh në Itali dhe shqiptar në Ballkan. I lindur në një kohë kur identitetet kulturore po formësoheshin dhe përcaktoheshin, jeta e tij është një testament për kulturën dhe trashëgiminë arbëreshe, duke u bërë një zë i fuqishëm për Italinë e më gjerë. Figura e tij na kujton rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave dhe ruajtjes së identitetit në një botë që shpesh na shtyn drejt asimilimit dhe uniformizimit”, – deklaroi Kreu i Shtetit.

Presidenti Begaj vlerësoi ndikimin e Lorecchios me gazetën “La Nazione Albaneze “, e cila luajti një rol themelor në nxitjen e ndjenjës kombëtare dhe në përhapjen e ideve për pavarësinë dhe afirmimin e kombit shqiptar.

Në këtë konferencë, Kreu i Shtetit bëri thirrje për të nderuar të kaluarën e për të ndihmuar në ndërtimin e një ure midis brezave dhe kulturave, duke pasuruar jo vetëm komunitetin, por edhe botën rreth nesh. Presidenti Begaj vizitoi, gjithashtu, edhe ekspozitën kushtuar Anselmo Lorecchios në Pallagoria.

Fjala e plotë e  Presidentit Begaj në Konferencën me rastin e 100-vjetorit të vdekjes së Anselmo Lorecchio-s

Sot, në këtë ditë të shënuar, ndodhemi në zemrën e komunitetit arbëresh për të nderuar një figurë të shquar që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe kulturën e shqiptarisë: Anselmo Lorecchio-s. Për mua është nder dhe privilegj të flas për jetën dhe veprën e tij, sepse ai është një tjetër dëshmi e qartë e lidhjes së pandarë mes shqiptarëve dhe arbëreshëve.

Anselmo Lorecchio nuk ishte vetëm një patriot, por një urë mes dy botëve, asaj arbëreshe në Itali dhe shqiptare në Ballkan. I lindur në një kohë kur identitetet kulturore po formësoheshin dhe përcaktoheshin nga luftërat dhe ndryshimet politike, Lorecchio kuptoi rëndësinë e identitetitkulturor, të ruajtjes së gjuhës dhe zakoneve arbëreshe. Ai i mbrojti dhe zhvilloi ato me përkushtim të pathyeshëm.

Veprat e tij kanë qenë thelbësore për të dokumentuar dhe rikthyer në vëmendje historinë dhe kontributet e arbëreshëve në Rilindjen Kombëtare Shqiptare. Ai e pa qartë se çdo përpjekje për të ndërtuar një të ardhme të ndritur për arbëreshët, nuk mund të ndahej nga rrënjët e tyre shqiptare. Jeta e tij është një testament i dashurisë për kulturën dhe trashëgiminë arbëreshe, duke u bërë një zë i fuqishëm për komunitetin në Itali e më gjerë.

Në një kontekst më të gjerë, Anselmo Lorecchioshërben si simbol i forcës dhe rezistencës së pakicave kombëtare. Përmes punës së tij, ai tregoi se si një minoritet mund të ndikojë pozitivisht në kontekstin më të gjerë kombëtar dhe ndërkombëtar. Figura e tij na kujton rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave dhe ruajtjes së identitetit në një botë që shpesh na shtyn drejt asimilimit dhe uniformizimit.

Vepra dhe jeta e Anselmo Lorecchio-s mbeten jashtëzakonisht relevante për arbëreshët dhe shqiptarët e sotëm. Puna e tij na kujton se ruajtja e gjuhës, traditave dhe zakoneve arbëreshe nuk është thjesht çështje nostalgjie, por një nevojë thelbësore për të mbajtur të gjallë një identitet unik në skenën ndërkombëtare. Arbëreshët, përmes figurës së Lorecchios, janë një dëshmi e gjallë se identiteti arbëresh dhe ai shqiptar janë pjesë e të njëjtit mozaik kulturor dhe historik.

Shqiptarët i janë mirënjohës AnselmoLorecchios për kontributin e tij të çmuar për njëShqipëri të pavarur. Veprat e tij si patriot dhe publicist përbëjnë një pasuri të padiskutueshme për të gjithë shqiptarinë. Ato duhen promovuar duke përdorur edhe teknologjitë më të fundit.

Le të përqafojmë rrënjët tona me krenari dhe t’imbrojmë ato për brezat që do të vijnë. Kështu, jo vetëm që nderojmë të kaluarën tonë, por,gjithashtu, ndihmojmë në ndërtimin e një uremidis brezave dhe kulturave, duke pasuruar jo vetëm komunitetin tonë, por edhe botën përreth nesh.

Dëshiroj të falënderoj organizatorët për mundësinë që të ndaja me ju disa reflektime personale. Falënderoj, gjithashtu, z. UmbertoLorecchion, profesorët dhe studiuesit e pranishëm, të cilët me punën e tyre i japin mëshumë vlerë ruajtjes së kulturës arbëreshe dhe shqiptare njëkohësisht. Një falënderim i veçantëpër familjarët e Anselmo Lorecchios, që me praninë e tyre i japin domethënie të veçantë këtij aktiviteti.

Ju faleminderit për vëmendjen!