Suplementi Pena Shqiptare/ Bashkim Hoxha: Shtëpia e verdhë

12
Sigal

…Një mbrëmje, kur dhoma e ndejtjes ishte krejt bosh nga të tjerët dhe ai ishte ulur i vetëm ndanë zjarrit që brambullinte, e ndjeu se ka diçka më të ftohtë se sa dimri i egër,

ishte kjo dhomë e shkretë që dikur paskej qenë ngrohur jo nga trungjet e pemës në oxhak, por nga zërat e njerëzve.

Atë natë u mendua gjatë për të vrarë veten.

Do të varej me litar.

Jo në pyll.

Do të varej në shtëpinë e verdhë dhe do ta kthente atë në një skenë krimi, siç e paskan dëshiruar njerëzit.

Dhe do të linte një amanet që në varrin e tij të mbillnin ferra…