Suplementi Pena Shqiptare/ Dragua Shehu: Xhorxh Bajroni dhe Ali Pashë Tepelena

564
Sigal

“ Kurrë  nuk do të harroj atë pamje të veçantë në të hyrë të

Tepelenës në pesë të buzëmbrëmjes, ndërsa dielli po

ulej në perëndim.”

 

Dielli po perëndon përtej malit,

E  Vjosa vjen me valë të egërsuara;

Hijet e natës po mbulojnë dhenë.

Tek rusej me kujdes tërthores thikë,

Haroldi pa, si  meteor në qiell,

Xhamitë e ndritura të Tepelenës,

Dhe muret e kalasë përmbi lumë.

Sa qasej ndjente zhurmë luftrash,

E  cila shtonte flladin vajtimtar të gykës.

Bajroni, nga  “Çajld Harold”

                

… Është një vend, burrash  t’egër…!

Do të kthej unë syt e mi,

Ku rron shqipja me dy krerë.

Skënderbeu ka lind aty…!

 

 

 

N’atë vend kam për të shkuar,

Në Ballkan në Arbëri,

   Ku të vdekurit që kanë luftuar…

   Kanë mbetur në …Histori… 

 

Të rrept bijt e Shqipes ishin,

Të rrept vetëm  për Atdhe…!

Çudi ishte me shqiptarin :

-“ Besa tyre- baraz  vdekje…

… Edhe   vdekja   si me  le´…!”

 

Ku  ka luftaur  Skënderbeu ,

Lindin  vdesin trima prapë !

  Mikpritje , besë, trimëri…

Tre  virtute kudo pashë.!

 

Bajroni i befasuar ,

Kur nga larg pa Tepelenën.

Kalaja  e zbukuruar…

Dhe xhamit që “kapnin qiellin”.

 

Tepelena përmbi lumë,

Pashë pallatin që shkëlqente !

Oborrin me armatime,

Sikur ishte gjëndje lufte !?

 

Luani  i Epirit do  më presë,

Në  Tepelenë, në sarajet e tij…

   I thoshin  “Pasha i Janinës”,

Famë e tija,  s’kishte kufi…

 

Çohadarët  na prinë përpara,

Në ca rrugë  harqe dhe porta,

Në sallone shtruar me sixhade,

Erë barruti,  në mur shqota!?

 

 

U çudita  ç’farë  madhështije ?

Kur  Pashai  doli përpara .

fjalët që  më  tha  në hyrje  :

-“ Sikur foli Perëndija…” !

 

Pastaj kur më hodhi dorën,

…Sikur  ish babai nga varri …?

Zëri i tija sa më kumbonë,

Edhe sot” jehon nga mali”…!

 

Nderin ma bëri të madh,

Në sallonin madhështor,

Shtruar  mermer dhe fildishë,

Tavani ishte përrallore !?.

 

Mendoja, pritje fetare…!

Andej nga kishte fermanë .

Aty  s’kishte punë feje,

Pashai se  përfillte fare …!?

 

Përshtypjet nga pritja e madhe,

Bajroni i shkroi në letër ,

Ja dërgoj nënës  në vargje ,

Këtë pritje   s’e  kish  parë…!.

 

Bajroni  në  ÇAJLD HAROLD,

Ka shkruar shumë hollësi,

Në a’të pritje madhështore,

Ç’ tha Bajroni e ç’tha  Ai ?

 

35 vjet i  trondite,

Themelet  e Portës së  Lartë,

Famë e tija në botë përhapet,

nga Bajroni   si shkrimtarë…

 

 

Ca e lavdëronin shumë,

Porta e Lartë  bënë kritika,

Po, Pashai nuk bëhesh “mashë”,

Ndaj  Fuqive të Mëdha…!

 

Ca i thonë Pashait  satrap,

Ca të tjerë  gjakësor…

…  Me Ferman të Portës  Lartë:

     “- Rebel”  Pashën  e damkon…!

 

… Hëm strateg si Pjetri i Madh,

Kurrë  Pashai “ s’u kap te çarku” !

Dinakërija  zanat  i rrallë,

dhe  tiranë si Meterniku…!

 

Historija 200 vjeçare …

E ka vënë në vend të vet…

Kish të tjera  dhe fjalë të tjera…

                   Po Luan i Epirit mbetet…

 

Një  Pasha…Edhe mizor…

Një Pasha…Edhe i drejtë…

Që ndryshon dhe nga të tjerë…

Nga Pukëvili ndryshon  krejt…!

 

Pashai deshi popullin grekë,

E perkrahu për Pavarësi.

Gjithë  shqiptarët u rreshtuan,

Suli,  dhe  Marko Boçari.

 

Sulltani u tërbua fare,

Dërgojë Hurushid Pashën

Mijra dhe  mijra taborë,

Për të rrethuar Iç- Kalanë !

 

 

 

Ali Pasha  qëndroi   trimë,

Asnjë here nuk bëri:  -OH  !

Trupi ngeli në Janinë ,

Koka  në Stamboll i shkoi !?

 

 

Xhorxh Bajroni kur dëgjojë,

Se Pashait koka ju pre  !

Protestë  gjithandej dërgojë,

…Portë e Lartë,  është në shpërbërje !

 

  Londra emëroj Bajronin,

Si   përfaqësues  në Greqi,

Po Bajroni  do ndihmonte,

Kush luftonte për liri…

 

Xhorxhi me botë të madhe…

…Kush lufton për  drejtësi,

Ndaj  Shqiptarët shumë i deshte,

Në beteja s’bënin drredhi…!

 

Ndonse ishte i sëmurë,

Bajroni  nuk hoqi dorë,

Me sukses dhe  në satirë

 Kohë e bronzit”   e arirë…!

 

Edhe Nusja e Abidosit”,

Eshtë poema shumë tragjike,

Kanë bërë Bajronin  poet,

Që t’a kenë lakmi të gjithë.

 

“Don Zhuani” si roman,

Shkruar në vargjet e tij.

Si dhe “Ishilli “ me famë,

Perfunduar   në Mesolongji.

 

 

             

Shumë e shumë vepra të tjera,

Edhe“Çajld Haroldin “  e madh .

I ka ndritur pena e tija,

Shqiptarin e bënë me famë.

 

Bajroni  i ka kënduar,

Detit dhe  shumë herrë  ati…

Sa  Pushkini  atij   i thoshte :

– “ Xhorxhi është poet  deti …!  ”

 

Xhorxh Bajroni është i pari ,

                  Si Lord dhe Poet i madh

Që  erdhi në   Shqipëri !?

200 e ca vjet më parë…

 

Dy vjet pas Ali Pashait,

Në moshë të re vdiq Bajroni,

Me të qarë shqiptarë e grekë ,

                 E përcollën  tek  vatani  !…

 

Ali Pashë Tepelena