Detaje/ Shpërthimi në Korçë, zbulohet emri i viktimës

322
Sigal

Policia e Korçës ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin e ndodhur në fshatin Kamenicë. Sipas policisë, Hekuran Kala ka humbur jetën rreth orës 14:15 minuta të mesditës së sotme. Ai ka qenë duke punuar në një banesë të vjetër, kur ka shpërthyer një lëndë plasëse.

Policia Korçë/ Informacion paraprak

Në datën 17.07.2020, rreth orës 14:15, në fshatin Kamenicë, shtetasi H. K., rreth 46 vjeç, gjatë punës në një banesë të vjetër, i ka shpërthyer një lëndë e dyshuar plasëse dhe për pasojë ky shtetas ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.