ILDKP kalon në sitë dosjet e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve

491
Një grup inspektorësh të ILDKP po verifikon me imtësi pasuritë e deklaruara ndër vite nga prokurorët dhe gjyqtarët, kjo në vazhdën e presionit që sa vjen e shtohet nga ndërkombëtarët. Në kohën që apelohet shpesh kundra korrupsionit, njerëzit e drejtësisë tashmë do të jenë në fokus. Përpos procesit të administrimit dhe verifikimit të deklaratave vjetore të pasurisë, për gjashtë mijë funksionarë publikë, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, po verifikon dhe kalon në sitë dosjet e pasurisë të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve, gjatë gjithë viteve kalendarike. Burime zyrtare nga ILDKP pohuan për “Shqiptarja.com” se ka nisur një proces intensiv, për identifikimin dhe denoncimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët posedojnë pasuri të pajustifikuar, që kanë nënshkruar deklarata të rreme pasurie si dhe për ta që kanë falsifikuar dokumente, në funksion të mbulimit të pasurive të paligjshme.
Sigal