Rama nënvizoi se “së bashku ne do ta bëjmë Shqipërinë evropiane princeshë të turizmit mesdhetar dhe do t’u tregojmë edhe të gjithë atyre që e përgojuan si s’ka më keq shtetin tonë, se Shqipëria e ka shumë seriozisht transformimin e saj epokal”.
Kryeministri Edi Rama reagoi sërish në një postim në rrjetet sociale lidhur me disa fakte sipas tij ose një “një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar” lidhur me çështjen e investimeve në ishullin e Sazanit dhe Zvërnecit.
Rama theksoi se “Ishulli i Sazanit është pronë shtetërore, e cila nuk është menduar (as kërkuar) kurrë për shitje”.“Forma e vendosjes në dispozicion të kësaj toke shtetërore për ta kthyer në një destinacion turistik të nivelit më të lartë, është menduar nëpërmjet pjesëmarrjes së shtetit në investim. Bazuar në një proces të detajuar negociatash, shteti do të marrë kuota si palë e përfshirë, ndërsa ishulli do të mbetet gjithnjë pronë e shtetit shqiptar”, tha Rama.
Kreu i Ekzekutivit duke iu referuar çështjes së Zvërnecit, pohoi se “interesimi ka ardhur zyrtarisht në vitin 2024 kur investitorët kanë paraqitur një masterplan pranë Këshilli Kombëtar të Territorit, i cili është bërë edhe publik në emisionin Opinion nga njëri prej arkitektëve të kompanisë”.Rama nënvizoi se “së bashku ne do ta bëjmë Shqipërinë evropiane princeshë të turizmit mesdhetar dhe do t’u tregojmë edhe të gjithë atyre që e përgojuan si s’ka më keq shtetin tonë, se Shqipëria e ka shumë seriozisht transformimin e saj epokal”.
Ndër të tjera thuhejIshulli i Sazanit është pronë shtetërore, e cila nuk është menduar (as kërkuar) kurrë për shitje.
* Forma e vendosjes në dispozicion të kësaj toke shtetërore për ta kthyer në një destinacion turistik të nivelit më të lartë, është menduar nëpërmjet pjesëmarrjes së shtetit në investim. Bazuar në një proces të detajuar negociatash, shteti do të marrë kuota si palë e përfshirë, ndërsa ishulli do të mbetet gjithnjë pronë e shtetit shqiptar.
* Negociatat janë ende të hapura dhe nuk ka ende asnjë marrëveshje përfundimtare. Paralelisht, investitorët kanë vazhduar punën me studimet zhvillimore, por akoma nuk kanë paraqitur projektin arkitektonik dhe studimin përkatës mjedisor.
Sa më lart flet vetë për qasjen dinjitoze dhe profesionale të qeverisë shqiptare në mbrojtje të interesave të shtetit e të publikut. Investitorët nga ana e tyre kanë treguar respekt të plotë ndaj institucioneve tona dhe frymë tejet bashkëpunuese. Asnjë m2 Shqipërie s’ka dalë në shitje, askush s’ka bërë asnjë pazar pas shpinës së popullit dhe Republika e Shqipërisë është përfaqësuar me dinjitet te padyshimtë, në një negociatë që ende s’është mbyllur.
Zona e investimit në Zvërnec është pronë private e regjistruar në kadastër prej shumë vitesh. Plani i zhvillimit të asaj zone është rezultat i një marrëveshjeje mes investitorëve dhe pronarëve zotërues të titujve të pronësisë në regjistrin kadastral (njësoj si në të gjitha rastet e pafundme të zhvillimit të pronës private). Investitorët i kanë blerë pronat prej tyre dhe aktualisht janë pronarë legjitimë të truallit në fjalë.
* Siç ndodh nganjëherë me bregdetin e Shqipërisë, zona ka edhe pretendentë të tjerë. Në këtë rast jo një palë, po dy palë. Nga njëra anë janë dy familje që e pretendojnë pronën si pronarë të vjetër dhe nga ana tjetër janë shumë familje që e pretendojnë pronën si ish-anëtarë të kooperativës bujqësore komuniste.




















