Ballina Aktualitet Shiste drogë jashtë shkollave në Greqi, prangoset 66-vjeçarja shqiptare. Ja çfarë iu...

Shiste drogë jashtë shkollave në Greqi, prangoset 66-vjeçarja shqiptare. Ja çfarë iu gjet në banesë

Një shqiptare 66- vjeçare u arrestua, pasditen e djeshme në Athinë, nga policia e Athinës, me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike dhe të falsifikimit. Sipas ELAS-it, shqiptarja akuzohet se shiste drogë afër shkollave në zonën e Kato Patisisë.

Konkretisht, pas një hetimi të kryer, me asistencën e një qeni policie, u konstatua se 66-vjeçarja kishte në shtëpinë e saj me qëllim shitjeje 57 pako me kanabis të papërpunuar, me peshë totale 1088 gram.

NOA

Njëkohësisht janë gjetur dhe konfiskuar katër peshore elektronike precize, 227 pako të përshtatshme për futjen e lëndëve narkotike në shitje, shuma prej 3830 euro dhe një kartëmonedhë e falsifikuar 50 euro. Gruaja e arrestuar është dërguar në Prokurorinë Penale të Athinës.