Suplementi Pena Shqiptare/ Merita Gruda: Iku dhe një plak i mirë

Iku dhe një plak i mirë
gruaja i kish prirë në udhë,
të motrat po ashtu
kafe të zeza u pinë për të
as fjalë, as vaj, as gjam
Vajtojcat kishin vdekur para tij.

Në stinën bekuar në ngjyra
zili e zezë
zbrazi furinë e akullit
mbi njomështi.
Kur dielli doli,
nuk ditën ku shkuan retë
lebetitur prej krimit të vet

Sigal