Unë të pres që ti të vish!
Digjet shpirti brenda meje.
Eja në këtë prag vjeshte,
eja me një fjollëz reje!
Pres që ti të vish patjetër,
në dhjetor a në janar.
Eja kur të ikë vjeshta,
eja me borën e parë!
Mbeta me veshtrim nga rruga,
si një murg ulur pas dere.
Nëse s’vjen dot me dëborën,
eja me një shi pranvere!
Ndoshta do vish në pranverë,
sa të nis prilli të shfaqet.
Ndoshta vjen me dallëndyshet,
kur të çelin manushaqet!
Unë të pres, e di, do vish!
Si një zonjë e bukur vishu.
Bëhu ëndërr ndonjë natë,
bëhu ëndërr edhe nisu!



















