Për shumë gjëra në jetë nuk jam i interesuar më,
pasi dhe mosha ka filluar e nuk i do.
Bie fjala për një parlamentar, që grin sallatë gjithënjë,
apo për një “Pari” që vetëm vidh e shkatërro.
Për shumë gjëra s’jam i interesuar më në jetë,
dhe këtë nuk e quaj ndonjë fatkeqësi.
Bie fjala për kronikën e zezë që jep çdo gazetë,
apo për vjedhjen e radhës që bën një qeveri.
Për shumë e shumë gjëra interesimi im ka vdekur,
dhe në gojë nuk i zë më.
Bie fjala për një fshat të braktisur,të tretur,
që vetëm kukuvajka lëshon ndonjë zë.
Kaq e pati dhe interesimi im, për ca gjëra që nuk u bënë kurrë,
dhe pse shpresa thonë që e fundit vdes.
Bie fjala për një urë që nuk u hodh mbi lumë,
dhe një zonë e tërë ka ngelur me lugë në brez.
Dhe për shumë gjëra që jeta i do dhe i duhen,
interesimi e ka humbur durimin.
Bie fjala për yjet në qiell kur shuhen,
apo për një shtet që e ka shpallur kapitullimin.
Tani interesimi është futur në disa korniza të ngushta,
dhe kujton ca gjëra që jeta e ka lulëzuar.
Bie fjala për fëmijërinë, kur bridhja si erë nëpër fusha,
dhe për një përrallë me gjinkalla që mbushnin malin me të kënduar.
.
Po dhe nostalgjia që më ka zaptuar shpirtin
dhe më mban me gaz e shpresë në jetë.
Bie fjala për natën kur e ndërronim vitin,
qeshnim e gëzoheshim pa e ditur as vetë.
Për shumë gjëra në jetë nuk jam i interesuar më,
pasi dhe mosha ka filluar e nuk i do.
Ja ca gjëra këtu i tregova me fjalë,por pa zë,
se dihet që të gjithë s’kanë përse të na duan me domosdo.






















