Ngërçi me pagat e magjistratëve, KLGJ mbledhje të jashtëzakonshme, Sokol Sadushi: Jo vetëm mosmarrëveshje financiare, preken raportet kushtetuese mes pushteteve

Ka nisur mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Lartë Gjyqësor, e thirrur për të diskutuar ngërçin e krijuar lidhur me pagat e magjistratëve.

Prej tre ditësh, një pjesë e gjykatave në vend kanë bojkotuar punën, në shenjë proteste për situatën e krijuar me pagat. Bllokimi erdhi pas vendimit të KLGJ-së dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të përcaktuar vetë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, në kushtet kur Kuvendi nuk i dha zgjidhje detyrimit për ripërllogaritjen e tyre, pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese

Sigal

Në nisje të mbledhjes, kreu i KLGJ-së, Sokol Sadushi, e cilësoi situatën të jashtëzakonshme dhe theksoi se për herë të parë, pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, janë bllokuar pagat e gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore. Sipas tij, problematika nuk lidhet vetëm me një mosmarrëveshje financiare, por prek edhe raportet kushtetuese ndërmjet pushteteve.

“Mbledhja është e jashtëzakonshme sepse e tillë është edhe situate që po kalojmë, Për herë të parë pas një vendimi të GJK janë bllokuar pagat e gjyqtarëve dhe administratës, pengesë kjo për zhvillimin e punës së gjykatave.
Jo vetëm mosmarrëveshje financiare, por çështje që prek raportet kushtetuese mes pushteteve”, është shprehur ai.