“Veting”-u , gati të çojë tjetër deputet në KQZ

342
Listës së dy deputetëve që iu hoq mandate për shkak të zbatimit të procesit të “veting”-ut, Pas Dashamir Tahirit e Shkëlqim Selamit, një tjetër deputet i maxhorancës rrezikon të humbasë mandatin. Nga hetimet e prokurorisë së përgjithshme rezulton të jetë i dënuar nga drejtësia italiane. Burime të besuara nga prokuroria dhe KQZ, thanë se është gati të shkojë në tavolinën e KQZ edhe emri i një deputeti tjetër të PS. Verifikimet qe po kryhen janë në një fazë të thelluar, pasi informacionet e siguruara deri në këtë moment, duket se e kanë bindur prokurorinë të ndërmarrë hapa te mëtejshëm. Burimet thanë, se është vetëm çështje kohe dhe se prokuroria do të finalizojë procesin e verifikimit, për të nisur njëherazi hetimet ndaj deputetit në fjalë për akuzën e falsifikimit të formularëve. Në dhjetor të 2016, Prokuroria e Përgjithshme përmbylli fazën e verifikimeve për Dashamir Tahirin e PDIU dhe Shkëlqim Selamin e LSI, dhe i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve t’u ndërprerë mandatin.
Sigal