Ilmi S.Qazimi: Rexhep Abdurrahman Meta, njeriu i punës së ndershme

Rexhep Abdurrahman Meta lindi në Çepan në një familje  që historikisht njihet si simbol i punës me djersë të ndershme.I ati ishte simbol i fjalës’punë’ dhe u largua nga jeta me zbatim praktik të motos”Vdeksha duke punuar!” Vëllezërit e tij: Ferhati- i mirënjohuri infermier me dije të një mjeku në  tërë Skraparin; Sulua qe dinte të punonte vetëm pa fjalë e pa orar;Metja, që kur të tjerët niseshin për në arë, ai kish mbaruar   parcelën e parë dhe niste të dytën; motrat aq të rregullta e punëtore Xhevria, Hyria, Shekua, Dituria, Lumturia,të gjithë ata fëmijë  kishin ndjekur gjurmët e trimëreshës e punëtores së pashembullt në fshat, nënë Merjemës dhe babait të tyre. Rexhepi, i dalluar për ndërgjegje të pastër në çdo punë e shërbim që ka kryer : blegtori, bujqësi, arsim dhe ushtri . Me arsim të mesëm pedagogjik, me universitet të përfunduar (dega gjuhë-letërsi), me kurs filozofie, shkollë partie si dhe me një kurs njëvjeçar për ushtarak, Rexhepi u njoh për zell në të mësuar e për moslodhje në të punuar. Me punë e sakrifica të mëdha, ai kreu me nota të shkëlqyera shkollën shtatëvjeçare dhe me shumë pasion vazhdoi të mesmen. Pasi punoi  tre vjet mësues dhe drejtor në shkollën e fshatit të lindjes,ku u tregua i rreptë dhe tejet i ndershëm në detyrë, vijoi disa vjet edukator në Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej në Tiranë. Periudha më e ngjeshur me ngjarje stresuese dhe me vështirësi të ngjashme me ato të luftës, ka qënë për të, ajo e kryerjes së stazhit, së bashku  dhe në krye të batalionit të skënderbegasve për ndërtimin e Hidrocentralit të Fierzës. Më pas ai caktohet me detyrën Shefit të Propagandës në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak dhe sekretar partie në Brigadën e Ndërlidhjes së Ushtrisë Shqiptare- funksione këto me rëndësi të posaçme për kohën. Rexhepi  i përjetoi reformat  pas ndrrimit të sistemit shoqëror si gjithë oficerat shqiptarë, por kurrë nuk iu nda punës.  I pari dhe vullnetarisht në detyra që kërkonin sakrifica, me punë pa bujë dhe vetëm të ndershme, kudo që shërbeu, biri i Skraparit nga Çepani, ka lënë gjurmë të pashlyeshme të një kuadri trim, masovik dhe organizator që kënaqësinë e jetës e gjen në punë.Buzëqeshja e çiltër s’i mungoi kurrë.Edhe në pension ai vazhdoi të punojë. Rexhepi zhvilloi më tej traditën e familjes : të punosh për të mirën e familjes e shoqërisë me nder e pa u lodhur asnjëherë- është motivi më i lartësuar në jetë.

Njoftim nga familjarët:

Sigal

Pritjet e ngushëllimit për babain e ndjerë të Presidentit Meta, do të zhvillohen në datën 3 qershor, nga ora 09:00 – 21:00, në ambientet e Hotel Rogner, Tiranë.