“Pjesë e një grupi kriminal”/ Kërkohej në të gjithë botën, kapet në Tiranë 33-vjeçari i rrezikshëm

316
Sigal

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 33-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, pasi ishte pjesë e një organizate kriminale.

“Nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Tiranë, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar T. S., 33 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.

Mësohet se 33-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Brescias, Itali, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim i narkotikëve” dhe “Pjesëmarrje në grupe kriminale”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.