Reshjet e shiut, pezullohet aktiviteti në portet e Durrësit, Vlorës dhe Sarandës

640
Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë ka prekur edhe portet në mbarë vendin, të cilat kanë pezulluar çdo aktivitet. Nga të dhënat që disponon mësohet se Kapiteneria e Portit të Durrësit ka urdhëruar pezullimin e anijeve të tonazhit të ulët e të mesëm, si dhe pezullimin deri në një urdhër të dytë të të gjithë sektorit të peshkimit në vend.
Sipas Kapitenerisë së Përgjithshme, deti është shumë i trazuar dhe dallgët arrijnë deri në 6 ballë në gji, ndërsa në det të hapur deri në 8 ballë. Kapitaneria bën me dije se janë marrë masa dhe po monitorohet situata. Parashikohet përkeqësim i motit në orët në vazhdim, ndërsa tragetet e linjës Durrës-Bari, Durrës-Ankona pritet të mbërrijnë me 6-9 orë vonesë. Dje është paralizua lëvizja e trageteve të linjës Sarandë-Korfuz dhe anasjelltas për shkak të situatës së rënduar nga moti i keq, me reshje me intensitet dhe erë të fortë, ku valëzimi në det shkon 5-6 ballë në drejtimin juglindje.
Ndërkohë, sipas Kapitenerisë së Portit në Sarandë bëhet me dije se në tre ditët e ardhshme pritet të mos ketë lëvizje të tragetit në itinerarin Sarandë-Korfuz dhe anasjelltas. Edhe në Vlorë vijon të jetë i pezulluar lundrimi në det të hapur për të gjitha mjetet. Kapiteneria e Vlorës njoftoi se për shkak të motit të keq do të bllokohet për dy ditë lundrimi i trageteve të linjës Vlorë-Brindisi.
Sigal