Agron Guri: Antifashizmi dhe 80 vjetori i çlirimit të vendit

15
Sigal

Antifashizmi një kulturë e re shumë e lartë e njerëzimit.

Këtë vit festojmë 80 vjetorin e çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashist.

Populli shqiptar është një ndër popujt më antifashist në Evropë.

Agron Guri

 Me rastin e fitores mbi fashizmin, 9 maj.

Lindja e fashizmit në Itali në vitin 1922 dhe e nazizmit në Gjermani më 1933 krijoi një nga situatat më apokaliptike, nga më të rëndat në historinë e njerëzimit.

Musolini e Hitleri qenë dy përbindëshat që kërcënuan gjithçka, që vuri në pikëpyetje ekzistencën e kombeve dhe qytetërimit evropian.

Rreziku i fashizmit dhe i nazizmit nuk u kuptua dhe vlerësua që në fillimet e tyre.

Antifashizmi Shqiptar është pjesë e antifashizmit botëror. Nga mesi i shekullit XX populli shqiptar me një vetëdije të lartë te admirueshme qe pjesë e një aleance botërore të antifashizmit. Përherë të parë në histori shqiptaret morën pjesë në një aleancë botërore të përmasave dhe ngjarjeve kaq të veçanta dhe kaq sakrifikuese e madhështore.

Intelektualet shqiptarë me shumë guxim e kritikuan lindjen e fashizmit që në fillim, qoftë atë italian, qoftë nazizmin gjerman.

Në skicat e Nonda Bulkes gjen talljen universale të dy diktatoreve te mëdhenj Duçes dhe Hitlerit. Migjeni i madh në veprën e tij në mënyrë ironike shprehet se populli mbjell grurë por do të haj hekur, instrumentet tragjike të vdekjes.

Edhe Fan Noli e stigmatizoi fashizmin, edhe liriku i Poradecit kritikoi idetë e fashizmit, persekutimin e hebrenjve që çoi në holokaustin e tmerrshëm.

Në shtypin e kohës brenda dhe jashtë vendit qenë të shumta shkrimet kundër ideve fashiste, shprehje e qëndrimeve ndaj fashizmit qe dhe pjesëmarrja e shumë shqiptarëve në luftën e Spanjës. Pjesëmarrja e personaliteteve të shquara shqiptare vullnetar në këtë luftë si Petro Marko, Mehmet Shehu, Skënder Luarasi, Mane Nishova, Teni Konomi, Ramiz Varvarica, Musa Fratari, Asim Vokshi etj. Qe parathëne e e luftës  së Dytë Botërore

Në këtë armatosje ndërkombëtare antifashiste shqiptarët treguan trimëri dhe sakrifikuan dhe jetën.

Në orën 05:30 të mëngjesit të 7 prillit 1939 Durrësi, Vlora, Shëngjini, Saranda u sulmuan nga 22 mijë trupa të mbështetura nga 400 aeroplan, 300 tanke të lehtë dhe 12 anije luftarake. Shqiptarët bënë demonstrata të mëdha. Ata kërkuan armë por armë nuk ju dhanë.

Spikati heroi Mujo Ulqinaku.

Ata që u vranë në 7 prill kundër pushtimit nuk do të harrohen kurrë.

Kjo ditë 7 prilli i 1939 është dita e parë e pushtimit fashist. Por dhe dita e parë e rezistencës së armatosur antifashiste të popullit shqiptar. Reagimet e popullit kundër fashizmit qenë të shumanshme, atentati i djaloshit Vasil Laci kundër Viktor Emanuelit ka gjithashtu jo vetëm një simbolikë shqiptare por edhe ndërkombëtare. Çeta e parë antifashiste në Evropë ishte ajo e heroit të popullit Myslym Peza. “Enver Hoxha” dhe komunistët shqiptarë nisën në mënyrë ilegale dhe të shumanshme organizmin e qëndresës popullore për çlirimin e Shqipërisë.

Antifashizmi i PKSH është një gjë reale dhe e patjetërsueshme.

PKSH ka meritë historike dhe rolin kryesor në këtë luftë.

Përveç komunisteve kishte dhe jo komunist që ishin antifashist.

Konferenca e Pezës ishte një ndër kuvendet mbarëkombëtare më të rëndësishme më vizionare dhe më të mençura në historinë e Kombit Shqiptar.

Për ta bërë më të plotë dhe të kuptueshme fizionominë e LANÇ kemi dy dimensione:

  • dimensionin politik të ngjarjeve konceptuese dhe udhëheqëse të luftës;
  • dimensionin ushtarak të organizuar të luftës.

Ushtria Antifashiste Vullnetare Nacional Çlirimtare ishte forca më e madhe me një skemë organizative të qëndrueshme dhe shumë eficente, me formacione sulmuese të disiplinuara, me një ngritje numerike progresive dhe me një Shtab të Përgjithshëm.

Kjo ushtri krijoi 24 Brigada, 8 divizione dhe 3 korparmata afërsisht me 45 000 luftëtarë dhe konsiderohet më e suksesshmja e ushtrive të pas 1912-s. Në nëntor 1944 bashkë me forcat territoriale ajo arriti deri 70 000 vetë.

Karakteri masiv i LANÇ ishte i gjithanshëm në qytete dhe fshatra.

Nga veriu në jug shqiptarët treguan trimëri dhe vitalitet të habitshëm.

Kjo gjë u kuptua dhe u konfirmua nga aleatet e mëdhenj si SHBA, Anglia dhe Bashkimi Sovjetik. Kalimi i divizioneve dhe formacioneve të ushtrisë shqiptare jashtë kufijve në veri është një akt unikal në historinë e Kombit Shqiptar.

Antifashizmin e treguan dhe ushtarë të etnive të huaja siç ishte batalioni “Antonio Gramshi” me italianet që u rreshtuan në krah të LANÇ.

Është fakt unikal në Evropë që populli shqiptar ishte i vetmi popull në kontinent që nuk tradhtoi dhe dorëzoi asnjë hebre në duart e nazistëve.

Shumë hebrenj luftuan si partizan me armë në dorë ndaj pushtueseve, gjithashtu dihet tashmë se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që u çlirua nga populli dhe brigadat partizane, ky është fakt historik. Çlirimi i Shqipërisë nga pushtimi nazifashist është një nga fitoret me të mëdha në historinë e vendit. Më në fund pushtuesit u dëbuan dhe bashkëpunëtoret u dënuan.

Është shumë i rëndësishëm konkluzioni i Fischer se në një farë kuptimi ngjarjet e Shqipërisë shënuan një etapë të rëndësishme në procesin e ndërtimit gradual të koalicionit antifashist botëror për shkatërrimin e fashizmit. Gjithashtu mund të pohohet se sakrificat dhe vuajtjet e Shqipërisë nuk shkuan kot.

Fitorja e shqiptarëve kundër fashizmit është një gjë pozitive jashtëzakonisht e madhe

Shqiptarët dhanë kontribut në mposhtjen e fashizmit botëror. Me antifashizmin e tyre shqiptarët u treguan një popull me qytetërim të lartë dhe të spikatur.

Mohimi luftës Antifashistë Nacional Çlirimtare do të ishte një marrëzi nga të gjitha pikëpamjet.

Populli shqiptar siç theksuam për herë të parë në historinë e tij mijëvjeçare zhvilloi një antifashizëm masiv popullor dhe u bë pjesë e antifashizmit botëror.

Për herë të parë Shqipëria e vogël pati aleatë të mëdhenj nga më të fuqishmit.

Sakrificat ishin të mëdha dhe heroizmi krijoi një moral të lartë konceptual.

Është një nderim i pa fund për terë heronjtë e popullit, për tërë të rënët, për terë ata që sakrifikuan, për terë ata antifashist që qenë personazhe historike.

Antifashizmi shqiptar nuk mund dhe nuk duhet të harrohet kurrë.

Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare është dhe duhet të jetë një krenari për të gjithë brezat.

Antifashizmi botëror është një kulturë e re dhe shumë e lartë e njerëzimit botëror