Banda e mikrokredive alarmon Manjën : Janë hequr 11 licensa, përmbaruesit janë “pa letra”

142
Sigal

Shqetësimi për grabitjen të mijëra qytetarëve deri në marrjen e pronave nga shushunjat e mikrokredive ka mbërritur deri në dyert e institucioneve të Drejtësisë. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja: “Mafja mbanë sekret dosjet, kemi gjetur 6 mijë fashikuj të një kompanie përmbarimore në bodrumet e ministries, 11 përmbaruesve  u është hequr licenca, do skanohen pasuritë e “MCA”, “Final” dhe urdhrat e përmbaruesve

 Ministri i Drejtësisë te “Ligjet” për kompanitë mashtruese të mikrokredive: Ka vite që rëndon në shpatullat e 50 mijë-60 mijë qytetarëve

Të paktën 11 përmbaruesve që u ka hequr licencën brenda një viti nuk u ka marrë dot arkivat e dosjeve.Ndaj edhe propozon ndryshimin e ligjit që edhe përmbaruesit, ashtu si noterët, në rast heqje license, të dorëzojnë dosjet që kanë në arkivat e tyre.

 Ministri i Drejtësisë ka raportuar këtë të premte në Komisionin e Ligjeve për kompanitë mashtruese të mikrokredive. Ulsi Manja ka theksuar rasti është referuar në Prokurorinë e Tiranës dhe në SPAK, por theksoi se shteti po merret seriozisht me këto kompani.

“Nuk dua të jap shumë detaje se janë dy çështje që po ndiqen penalisht njëra nën Prokurorinë e Tiranës, njëra i është përcjellë SPAK-ut, ajo që di unë si ministër Drejtësie, e kemi ndjekur me shumë përparësi këtë problem, ka qenë një nga prioritetet e mia. 11 licensa të hequra në harkun kohor të 1 viti. Ka vite që po rëndon në shpatullat e 50 mijë-60 mijë qytetarëve”, është shprehur Manja.

Rasti që ka kallëzuar në organet ligjzbatuese ministri i Drejtësisë, është bërë më herët publike pasi pronat e mijëra qytetarëve që kanë marrë kredi të vogal, por edhe atyre që nuk janë përfshirë në këto skema, janë shitur në ankande fiktive.

Bëhet fjalë për kompanitë “Micro Credit Albania” dhe “Final”, për llogari të të cilave kanë vepruar disa përmbarues privatë që janë sot në duart e Prokurorisë së Posaçme.

Nuk na dorëzojnë dosjet, kemi gjetur 6 mijë dosje të një kompanie përmbarimore në bodrumet e ministrisë

Në fjalën e tij, ministri bëri me dije se çështjen e ka ndjekur në rrugë ligjore, por ka hasur në një problem. Të paktën 11 përmbaruesve që u ka hequr licencën brenda një viti nuk u ka marrë dot arkivat e dosjeve.Ndaj edhe propozon ndryshimin e ligjit që edhe përmbaruesit, ashtu si noterët, në rast heqje license, të dorëzojnë dosjet që kanë në arkivat e tyre.Megjithatë thekson se skandalin e ka adresuar në të gjitha instancat ligjore, duke zbuluar se aktualisht ka 2 dosje. Njëra po hetohet nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërsa tjetra po hetohet nga Prokuroria e Tiranës.

Manja: Institucionet e mikrokredive dhe shërbimi përmbarim nuk dua të jap shumë detaje sepse aktualisht janë 2 çështje që po ndiqen penalisht, njëra në Prokurorinë e Tiranës, njëra i është përcjellë SPAK, tjetra po hetohet akoma në Prokurorinë e Tiranës. Unë di të them këtë, e kemi ndjekur me shumë përparësi këtë problem. Ka qenë një nga prioritetet e mia të punës si ministër që në ditën e parë. 11 licensa janë të hequra për 1 vit se nuk po flas për pezullimin.Përpos heqjes së licensës janë kallëzuar në prokurori. Jam vënë në dispozicion të hetimit që ky problem të marrë përgjigje ligjore sepse ka vite që po rëndon në shpatullat e qytetarëve. Problemi që kemi është që të gjithë këto me licensa të hequra, nuk kanë dorëzuar as arkivat.Nuk na vihen në dispozicion. Duam të ndryshojmë ligjin që kjo të bëhet si noteria që ministria të marrë dosjet. Në ministrinë e Drejtësisë kam gjetur 6 mijë dosje të një kompanie përmbarimore private, të Zigut i kam gjetur në bodrumet e ministrisë së Drejtësisë. E kam adresuar si problem në nivel ligjor

Fijet e hetimit deri te zyrtarë të lartë të Bankës Shqiptare

Prokuroria e Posaçme raportohet se është vetëm një hap larg regjistrimit të procedimit penal për dosjen e kredive, që po zhvat qytetarët shqiptarë dhe po u tjetërson pronat. Tre javë më parë, më 17 Prill 2024, dosja i është përcjell SPAK nga Prokuroria e Tiranës.Materialet e dërguara në organin e ri të akuzës për “moskompetencë” kanë mbërritur, por ende nuk është hedhur shorti për përzgjedhjen e oficerëve dhe prokurorit që do të ndjekë rastin.Ka qenë prokurori i Tiranës, Leonard Filopati i cili ka zhvilluar hetime për këtë bandë që po zhvat qytetarët shqiptarë dhe po u merr pronat për kredi që nisi nga 50 mijë lekë të vjetra, në bashkëpunim me disa segmente shtetërore. Madje, ka raste kur viktimat nuk figurojnë të kenë marrë fare kredi.

Filopati ka konstatuar gjatë punës së tij se çështja e mashtrimit dhe tjetërsimit të pronave përmes kredive, përmban elementët e një grupi të strukturuar kriminal, ku të përfshirë janë jo vetëm drejtues të shoqërisë “Micro Credit Albania” dhe “Final”, por dhe një zinxhir përmbaruesish privatë.Fijet e këtij grupi, sipas Prokurorisë së Tiranës shtrihen deri tek zyrtarët e Bankës së Shqipërisë, të cilët duke “Shpërdoruar detyrën” kanë sjellë masa të parikuperueshme për jetën dhe pronat e mijëra personave.Këto emra përmbaruesish kanë punuar për llogari të “Micro Credit Albania” që kontrollet nga çifti Olsi dhe Elda Ibro me administrator Andis Gjoka, dhe “Final” që kontrollohet nga emra të tjerë të njohur për prokurorinë, si Arben Meskuti dhe Vasil Bakallbashi.

Shkresë Kadastrës: Skanoni pasuritë e “MCA”, “Final” dhe urdhrat e përmbaruesve

Shqetësimi ka mbërritur deri në dyert e Ministri i Drejtësisë, pasi vetë Ulsi Manja përmes një dokumenti kërkon informacion nga kryetarja e kadastrës Dallëndyshe Bici, mbi veprimet që kanë kryer pranë zyrave të kadastrës 8 përmbarues privatë dhe vetë subjektet kredidhënëse “MCA” dhe “Final”.