Cano Nora: Donika Pecallari, si u bë e njohur për këngët popullore përmetare nga “Trëndafil i bardhë te “Qeraxhiu”

34
Sigal

NGA ÇANO NORA

DONIKA PROKO PECALLARI, SI U BË E NJOHUR PËR KËNGËT POPULLORE PËRMETARE.

* ARTISTJA MË E RE NË GRUPIN E SAZEVE TË LAVER BARIUT.

* NGA KËNGA “TRËNDAFIL I BARDHË” TE KËNGA E “QERAXHIUT”

Donika Proko Pecallari është një këngëtare,që u bë e njohur që në moshë të re.Pasioni dhe dashuria për këngën atë e nxorrën “në dritë” jo vetëm në qytetin e trëndafilave dhe të njerëzve që e duan shumë këngën përmetare,por dhe në gjithë Shqipërinë.Që e vogël ajo u dashurua dhe u rrit bashkë me këngën,që e vogël ajo ndjeu nga afër përqafimet dhe duartrokitjet e publikut përmetar.Duke marrë pjesë qysh herët kur ishte nxënëse shkolle,nëpër koncerte,përkrah artistëve të tjerë,ajo pati fatin që të njihej   dhe të rritej më shpejtë si këngëtare.Një zë i bukur po u shtohej në ato vite këngëve përmetare,një zë që do të “pushtonte”skenat e këngëve.Kështu ajo edhe pse ishte shumë herët për të gjykuar për talentin e saj,përsëri ajo tek ndjente dashurinë dhe ngrohtësinë e publikut përmetar,s’e kishte të vështirë për t’a kuptuar se ajo po vinte në artin shqiptar si një talent i rrallë.Kishte nisur dhe ecte në një udhë të mbarë,në udhën e bukur që hap pas hapi do të ngjitej si artistët e tjerë që do të kishte në kra.Ishin të shumtë fansat e saj që pëlqenin këngët e këngëtares së vogël përmetare,e adhuronin bashkëqytetaren e qytetit të tyre dhe e mbështesnin pafund  nëpër koncerte,evente  dhe skena festivalesh e cila pati fatin që në to të provonte emocionet e këngës që e vogël.

Ai ishte vetëm fillimi për të,se Donika çdo ditë prezantohej si një këngëtare që premtonte shumë në gjininë e këngës ,ku me zërin e saj brilant do t’i “hapte” shumë punë vetes sepse po bëhej e kërkuar dhe e pranishme kudo në Përmet,ku këndohej e bëhej art.Kjo këngëtare që u ngjit herët në skena dhe që u mbajt fort tek kënga,nuk zhgënjeu asnjë sepse me talentin dhe pasionin e saj për këngën donte të njihej dhe të bënte karrierë.S’mund të rrija pa realizuar një intervistë për të,sepse ajo vjen para publikut shqiptar dhe të huaj ,me projekte dhe detyra të realizuara.

* TANI QË JU JENI BËRË KAQ E NJOHUR PËR KËNGËT PËRMETARE, KU E KANË ZANAFILLËN ARRITJET E TUA?

Që e vogël e desha këngën.U rrita në një ambjent familjar që të gjithë e donin dhe e këndonin këngën përmetare.Ishte një gjë se sa më shumë afrohesha me këngën,aq më të vështirë e kisha për t’u ndarë prej saj.S’e shkoja ndërmënd se një ditë do të arrija gjer këtu.Ishte ëndërr për mua  dhe këngëtarët e tjerë të këndonim në kra të usta Laverit.Unë këndoja,vetëm këndoja.Po të këndoja mirë,publiku do më shoqëronte gjatë me duartrokitje,përdryshe ,nëse s’do ta pëlqenin këngën time,do iknin në heshtje në derë e jashtë dhe unë do mbetesha e trishtuar brënda në skenë.Po vëreja se publiku më ndiqte me interes përherë e më shumë,më donte,më falte dashuri,se më pëlqenin këngën.Në jetën time artistike,bëra shumë miq e dashamirës .I bëra nëpërmjet këngës.Dhe se prishëm miqësinë,por e forcuam edhe më tepër.Kur vij në qytetin tim këtu në Përmet,më ndalojnë ,më takojnë,më urojnë dhe urimi më i mirë  është mirënjohja e tyre për këngët e mia.E thashë që në fillim se u rrita me këngë,në një famije përmetare që e dinin dhe e kishin shumë xhan këngën e tyre,këngën e shpirtit.Edhe im At këndonte bukur,por edhe gjyshi im,Ilia,kishte një zë të veçant.Shto pastaj dhe dashurinë e pasionin për të kënduar.E keni dëgjuar atë këngën”Trëndafil i bardhë?”Se qyteti ynë është shquar për trëndafila,kot s’i thonë qyteti i trëndafilave.Dhe trëndafilat më të mirë janë qytetarët e mi ,që më duan dhe u gëzohen sukseseve të mia.Këtë këngë që edhe unë e kam shumë për zemër,e ka kënduar gjyshi im në festivalin e Gjirokastrës.Çfarë ndodhi në momentin që gjyshi sapo nisi të këndonte.U ngritën të gjithë në këmbë dhe të gjithë e shoqëronin me zërat e tyre.Ajo këngë që atëherë u bë shumë e dashur dhe e pëlqyer  edhe nga ata që s’ishin këngëtarë.Unë isha e vogël të gjykoja atëherë  për atë këngë,por përderisa njerëzit e nisnin ditën e re me këngën e gjyshit në gojë,diçka kishte mbetur në kujtesën dhe në zemrën e qytetarëve gjirokastrit,për këngën përmetare.Që atëherë”Trëndafili i bardh” u përhap dhe s’mbeti vetëm kënga e gjyshit tim.Në fshatin Kaludh të Përmetit kam edhe një motër të martuar atje.Edhe ajo këndon bukur.

* CILAT ISHIN FILLIMET E TUA SI KËNGËTARE?

Këndoja.Me këngë në gojë rrija gjithë ditën.Më dëgjonin të tjerët,por e dinin që unë s’shkëputesha dot prej tingujve të këngës,prandaj s’guxonte njeri të m’a “trëmbte atë.Unë këndoja,s’urreja njeri.Kënga është paqe,është dashuri,është pasion,është jetë.Nuk vritet jet!Nganjëherë bëja edhe ndonjë punë të moshës time,por edhe lëshoja tinguj me zë të lehtë.Se kënga gazetar,s’del nga goja,del nga shpirti.Im atë që ishte mësuesi im i parë për këngën,edhe kur më dëgjonte që e çoja zërin më lartë,s’më këshillonte,por më thoshte i ngazëllyer:” Këndo bijë,këndo,të bëhesh këngëtare e mirë si gjyshi!”.

Isha në klasë të parë të shkollës fillore,kur këndoja me shoqet e klasës,këngët e të parëve të mi.Një ditë ,mësuesi,që më kishte dëgjuar me kujdes gjatë këngës,m’u afrua,më përgëzoi dhe më tha me dashamirësi:”Bravo për zërin që ke!Të lumtë,moj vajzë!Shumë shpejt do bëhesh këngëtare edhe ti!”Fjalët e mësueit tim të fillores,s’do t’i harroja kurrë më pas.Në fshatin tim të lindjes,në Kaludh  ,organizoheshin shumë koncerte shkolla në ato vite.Edhe për mua vajzën e vogël,por që e donte dhe që e shprehte me të madhe dashurinë për këngën,do të ishte një mundësi më shumë për të provuar veten te “këngët” e krahinës time.Dalëngadalë po bëhesha pjesë e koncerteve të improvizuara në vënde të dukshme e të bukura.Isha vetëm 16 vjeçe dhe punoja në kooperativë,vahdoja shkollën në fshatin tim,por edhe s’ndahesha dot prej këngës.Mbaj mënd se më ftuan në një dasmë që bëhej tek ne në Kaludh.Në atë dasmë kishte ardhur edhe një punonjëse e shtëpisë së kulturës së  Përmetit.Kur këndova unë,ajo s’ma ndante vështrimin.M’u afrua,më përqafoi dhe më tej vazhdoi:” Këndove bukur!M’ë ke kënaqur!Do shihemi prapë!”

U ndjeva mirë sigurisht,se me këngën time kisha tërhequr vëmëndjen e të tjerëve.Dhe të asaj punonjëseje të kulturës.Që ditën tjetër,mikja që njoha një ditë më parë,më kishte prezantuar te eprorët dhe kolegët e saj në pallatin e kulturës.Në koncertin më të afërt me sazet e Laver Bariut ,më ftuan edhe mua.Ishte hera e parë që prezantohesha para publikut me këngën time,në kra të mjeshtrave si usta Laveri.Ky ishte për mua një fillim i mbarë,sepse që nga ajo ditë unë do të kisha fatin që të isha pjestare e sazeve të Laver Bariut.

* PJESMARRJA JUAJ NË SAZET E NJOHURA TË PËRMETIT, TË AFTËSUAN MË SHUMË SI KËNGËTRE PROFESIONISTE?

Aty mësova shumë gjëra.Sazet e Përmetit ishin një shkollë e madhe për mua.Kishte artistë të përgatitur dhe që pretendonin të arrinin shumë në jetë.Unë ,krahas talentit që kisha,më duhej shumë punë për të arritur ata të tjerët.Punën e re e mora me qejf të madh.Nuk ishte një punë “e fshehtë”,por një punë që do të përballeshe me publikun në çdo koncert.Do të isha ballë për ballë me të.Ai do më vinte notën për këngë.Nuk e kisha për turp që të pyesja kolegët më të vjetër në skenë,dhe prej secilit mësova edhe ato gjëra që s’dija gjer atëherë.Përderisa iu futa asaj pune,më duhej që të punoja fort,që të bëja dhe unë jarrierë siç kishin bërë edhe artistët e tjerë.Usta Laveri kishte shumë kërkesa,për veten ,por edhe për ne të tjerët që punonim me të.Pak vite që kisha vajtur në pallatin e kulturës në Përmet,si këngëtare profesioniste dhe usta Laveri dhe grupi i sazeve,më besuan mua që të këndoja këngën “Qerraxhi që nget karvanë”.E pranova për t’a kënduar atë këngë,por rrita përgjegjësinë ndaj vetes se s’doja të zhgënjeja ata që ishin më kopetentë se unë.Ajo ishte një këngë e njohur,e kishte kënduar edhe e madhja Eli Fara.S’kisha fare ndroje edhe pse dilja para publikut në një skenë të madhe.Atë këngë e bëra pjesë të jetës time.Në festivalin folklorik  të Gjirokastrës  që u bë në vitin 1983 , mora pjesë dhe këndova këngën e qerraxhiut.Atje kënga u pëlqye dhe më dhanë dhe titullin si laureate e feytivalit për grupin e Përmetit.Më vonë më dhanë dhe titullin “Naim Frashëri”

NDJEHESHIT E NDROJTUR KUR DILJE NË PUBLIK, SIDOMOS NË SUPERSKENËN E KALASË SË GJIROKASTRËS?

Ndrojtje  jo,por kisha merak për t’u paraqitur sa më mirë.Atje kishin ardhur grupet më të mira në shkallë vëndi.Kishte nga ata që kishin ardhur dhe herë të tjera dhe të cilët kishin fituar një farë përvoje,por kishte dhe si puna ime që vinin për herë të parë.Për në skenën e festivalit duhe të përgatiteshe seriozisht,se atje kishte konkurencë të madhe.Se nuk mjaftonte vetëm dëshira për t’u paraqitur si numër,por duhet të ktheheshim në rrethin që na kishte dërguar, me fitore.Duhej punë,duhej kërkesë ndaj vetes dhe ndaj këngës.Ne s’plrfaqësonim vetëm veten,por një rreth të tërë.Duhej të bënim më të mirën.

Unë kam marrë pjesë në disa festivale folklorike dhe në të gjitha jam vlerësuar me çmime.Edhe kur jam paraqitur denjësisht ,përsëri kisha emocione ,si në fillimet e mia të këngës,se doja të paraqitesha sa më mirë në skenë para publikut që na duartrokiste pafund.Tek ne i kishin sytë dhe veshët të gjithë,drejtuesit tanë që prisnin të ktheheshim me çmime për në Përmetin tonë,por edhe publiku na ndiqte në çdo varg e në çdo melodi të këngës.Në vitin 1983  mora pjesë në festival për herë të parë.Isha vetëm 20 vjeçe.Pastaj në festivalin e vitit 1988 e kështu me radhë,saqë në në festivalet e Gjirokastrës u bëra si e “shtëpisë”.Në Berat,u organizua një festival ,në 1955 .Ai event që u bë atje,për pak më mori edhe jetën,mua,por edhe vajzën  time  që erdhi me mua që nga Greqia.E doja këngën,s’rrija dot pa ardhur në atë festival.Këndova dhe atje dhe u paraqita mirë më këngën që kisha zgjedhur për të konkuruar.Gjer këtu vajti puna birinxhi,por kthimi për në Athinë na vajti ters.Na u rrezikua jeta të dyjave me vajzën time ,nga një aksident i papritur në rrugë.Shpëtuam paq,se çdo gjë harrohet.Në  festivalin e vitit 2015  mora pjesë me sazet e Përmetit dhe u paraqitëm denjësisht së bashku me Ylli Muçon,me Sadikun,me Albanin dhe konkuruesit e grupit të Përmetit.Erdha me shpenzimet e mia që nga Athina.Mora pjesë me një këngë për kurbetin e cila u pëlqye nga të gjithë.Në skenë ,në krahun tim,ishte edhe mbesa ime,Sofi Mamillo.Edhe ajo u pëlqye me zërin e saj të bukur.

 

A JENI VLERËSUAR NGA PUBLIKU PËRMETAR DHE NGA AI I HUAJ?

 

Publiku është i pari Unë kur këndoj në skenë jam një,ndërsa publiku është shumë.Kur  të pëlqen ai,patjetër që  ke bëra diçka të bukur.Unë publikun e çmoj shumë.Ai të sheh që tek paraqitja në skenë,tek veshja me rrobat tradicionale,tek teksti dhe tek melodia.Njera po stonoi,këngëtari s’ka gjë në vijë.Një këngë kur e kam kënduar me gjithë shpirt edhe publiku më shoqëron dhe këndon së bashku me mua.E rëndësishme është që çdo këngë ta çosh tek publiku sa më bukur.E ke dëgjuar atë këngën :” Gjysmën e ballit t’a zuri shamia?”Këtë këngë e kam kënduar në koncerte ,në festa,në evente ,e kam kënduar me shoqërinë time.Edhe këngën e Tanës.Këtë e këndova live në BBC,ku ishin të pranishëm dhe artist nga e gjithë bota.Isha me fat që mora pjesë në atë koncert.Këtë e mundësoi Edit Pula ,prandaj e kam ende të freskët atë koncert dhe e sjell në kujtimet e mia çdo ditë.

Edhe nga institucionet kam qenë e vlerësuar për punën ndër vite.Përveç titujve që përmënda më lartë kam marrë edhe titullin “Afize Leskoviku” të organizuar në qytetin tim të Përmetit,në një vjetorin e ndarjes nga jeta të maestros Laver Bariu.Edhe nga bashkia Përmet më është dhënë titulli”Qytetare Nderi”

 

SI NDJEHENI NË KRA TË LIGORIT, SI ARTIST DHE SI SHOKU TËND I JETËS?

 

Ligorin e kam patur përherë pranë,edhe si koleg në skenat e këngëve,por edhe si një shokë të jetës.S’e kuptojmë dot veten pa njeri – tjetrin.Për çdo gjë konsultohemi,për çdo gjë marrim vendime ,prandaj na ka ecur dhe puna si artist.Ligori është muzikant ,ndërsa unë këndoj,këndojmë njeri pas tjetrit.E kam patur në kra kurdoherë,më ka mbështetur ,më ka dhënë një mundësi më shumë në karrierën time.Ligori është muzikant i njohur,por ai idhull ka patur usta Laverin,Laver Bariun.Së bashku me tim shoq,Ligorin, kemi  qëndruar gjithnjë  pranë publikut ,por dhe publiku ka qenë gjithnjë pranë nesh.Se  të dyja këto,së bashku dhe me tekstin e muzikën,s’bëjnë dot pa njeri – tjetrin.

 

ME QË RA FJALA PËR TEKSTIN DHE MUZIKËN, JENI MARRË DHE JUVE VET?

 

Pasioni im i hershëm është të kënduarit,por kjo s’do të thotë që unë për çdo gjë të pres nga të tjerët.Edhe tekste kënge kam bërë.Edhe kam kompozuar vet.Profesioni ynë naj jep të gjitha këto mundësi,veç duhet të punosh,të krijosh dhe të bësh përpara.Tani në profesionin tim si këngëtare për kaq vite,kam një profil timin ,kam një përvojë .Kjo qoftë për koncertet këtu në vëndin tim,por edhe në Greqi.Të kënduarit është njera anë e medaljes,ana tjetër ,siç e thashë edhe më lartë,është teksti dhe muzika.Artisti duhet të jetë i kompletuar ,kështu do të ndjehet më afër publikut.Kam vite në emigrim dhe këndoj parreshtur për emigrantët atje,por edhe këtu në vëndin tim nuk harroj të vij.Dua të sjell në kujtesë një këngë që e kam shumë për zemër,me tekstin dhe kompozimin tim,e cila titullohet:” Amanetin s’e tret dheu”A MENDON   PËR T’U KTHYER NJË DITË NË PËRMET,NË VËNDIN TËND TË ORIGJINËS?

 

Kur jam në Athinë mes emigrantëve shqiptar ,më mungon Shqipëria,kur jam këtu në Shqipëri,më mungojnë atdhetarët në emigrim .Me këngën atje siguroj të ardhurat,për të mbijetuar.Të rrit,fëmijtë ,të shkolloj ata si dhe t’i siguroj me punë.Këngën e kam pasurinë më të madhe shpirtërore,se lekët prishen ndërsa këngët mbeten.Sa herë shoqata Përmeti ,organizon koncerte ,më ftojnë edhe mua,me njeri – tjetrin jemi vetëm një telefonatë larg.Qëllimi im është të këndoj,të jem pranë atyre që e pëlqejnë këngën time  dhe që më presin me dashuri e duartrokitje sa herë që më shikojnë tek i ngjitem skenës.

Kur ndodh kështu them se kam bërë diçka për shikuesit e m’i dhe për vëndin tim.Unë vij shpesh në Përmet,këtu kam njerëzit e m’i të dashur,këtu,këtu ku mësova për herë te  parë se si duhej kënduar. S’ka si vëndi yt ,gazetar!