Shteti i trajton qytetarët e saj si të “njerkës”, ndër vite rreth 38 mijë qytetarë u burgosën për një llampë.Ndërsa administratën që ka shpërdoruar miliarda lekë si të “nënës parti”, ku bashkitë dhe ujësjellësit vjedhin taksat e qytetarëve për të paguar, militantët e inceneratorët, por nuk kanë të ardhura për të shlyer borxhet e dritave dhe asnjë drejtues nuk është ndëshkuar.Ja skema e re, ku OSHEE rekruton përmbarues për të ekzekutuar më forcë faturat e energjisë të qytetarëve
Ja si institucionet publike të vetë shtetit janë borxhlinjtë më të mëdhenj të energjisë. Bashkitë dhe ujësjellësit vjedhin taksat e qytetarëve për të paguar, militantët e inceneratorët, por nuk kanë të ardhura për të shlyer borxhet e energjisë elektrike
Shteti i trajton qytetarët e saj si të “njerkës”, ndërsa administartën që ka shpërdoruar miliarda lekë si të “nënës parti”. Nëse familjeve shqiptare të cilat kalojnë tre muaj pa shlyer faturat e energjisë elektrike apo të ujësjellsit menjëherë u ndërprehet furnizimi me ujë apo me energji. Por asnjë drejtues nga ministritë, administrata, kompanitë energitike, bashkitë, ujësjellësat nuk është ndëshkuar.
Shifra
2013 – Borxhi i shtetit për faturat e papaguara të energjisë ishte rreth 9 miliardë lekë- 9 mln euro
2022 – Borxhet e prapambetura ndaj OSHEE arritën në fund të 8-mujorit 687 milionë euro
2023 – Borxhet ndaj OSHEE arritën rreth 750 milionë euro
2023- numri i debitorëve arriti në mbi 564 mijë, nga të cilët 287.942 vazhdojnë të jenë ende të tillë.
Kanë kaluar plot 10 vite që nga koha kur në vitin 2014, në kuadër të një Plani për Rimëkëmbjen e Sektorit të Energjisë, qeveria nisi një fushatë “pa kompromis”, siç do ta cilësonin asokohe, kundër vjedhjes së energjisë elektrike. Për pasojë u ndërprenë mijëra lidhje të paligjshme në rrjetin e shpërndarjes, por, nga ana tjetër, qindra qytetarë përfunduan pas hekurave.
Paralelisht me aksionin ndaj familjarëve, qeveria përmes Planit të Rimëkëmbjes së Sektorit të Energjisë vendosi të disiplinojë edhe borxhlinjtë e tjerë, institucionet buxhetore dhe ato jo-buxhetore, që trashëgonin një mal me borxhe, jo vetëm ndaj OSHEE-së, por edhe mes tyre. Në vitin 2013 socialistët gjetën gati 9 miliardë lekë fatura të papaguara nga institucionet publike dhe entet e tjera shtetërore ndaj OSHEE-së. Këtë zinxhir borxhesh të majtët e përdorën si simbol të keq-menaxhimit të sektorit gjatë qeverisjes demokrate.
Ndërkohë që miliona euro borxhe të papaguara i përkasin institucioneve shtetërore 10 vite pas pas reformës së energjisë duket sikur spiralja e disiplinës kërkon të vendoset vetëm te filli më i dobët i sistemit, konsumatori familjar, që pritet ta paguajë edhe më shtrenjtë energjinë elektrike. Ku sërish “kërcënohet” me Task Forcën e radhës kundër paligjshmërisë në energji, siç është rekrutimi i përmbarues , që OSHEE kërkon për të ekzekutuar më forcë faturat e energjisë.
OSHEE rekruton përmbarues për të ekzekutuar më forcë faturat e energjisë të qytetarëve, edhe pse varfëria është shkaku kryesor që të paktën 276 mijë konsumatorë nuk i paguajnë në kohë faturat e energjisë
- Eduad Halimi: Rreth 38 mijë qytetarë u burgosën për një llampë
Av.Eduad Halimi më herët në një prononcim për “Telegraf” analizoi deklarata nga Kongresi i PS, situatën e arrestimit të qytetarëve për një llampë, ndërkohë që ministër e drejtues të administratës rezulojnë të implikuar në korrupsione masive dhe trafiqe ndërkombëtare. Deklarime të tilla nëpër kongrese më kujtojnë edhe kongresin e bërë në pallatin e kongresit. Mbledhja e turpshme që bëri në atë kohë kryeministri kur thirri të gjithë gjyqtarët, prokurorët eksponentë më të lartë të drejtësisë për t’i thënë se drejtësia nuk po funksionon dhe duhet të arrestonin të gjithë qytetarët, të cilët me demek vidhnin energjinë, që kishin bërë ndërtime të paligjshme. Viktimat e gjithë atij procesi e atij kongresi të partisë socialiste ku merrnin pjesë gjithë gjyqtarët, prokurorët dhe policë me në krye ish ministrin e brendshëm.
Viktimat ishin qytetarët, ishte e trishtueshme rreth 38 mijë qytetarë u burgosën në atë kohë, njerëz që vrisnin veten nëpër burgje për 3 mijë lekë apo fëmijë që arrestoheshin se dyshoheshin se kishin vjedhur energjinë në kushte mjerane, ndërkohë që arrestoheshin fëmijë në Kukës, në Vlorë. Policia mbillte kanabis dhe viktimat ishin qytetarët dhe heronjtë e atij kongresi sot janë përpara drejtësisë. Të gjithë drejtuesit më të lartë edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, anëtarët e Gjykatës së Lartë, si edhe gjyqtarët që me urdhër të kryeministrit Rama, futën në burg 38 mijë qytetarë dhe ata tani janë përpara akuzave.
Këto janë procese propagandistike, karakteristike për vendet autoritariste ku lideri suprem i bënë thirrje drejtësisë: kap atë, bëj këtë, sepse thashë kur kalon tre mandate, kalon në një delir i cili është i pashamangshëm dhe ky delir i pashmangshëm të bën që të tejkalosh edhe parimet bazike që drejtësia duhet të jetë e pavarur të paktën edhe në fasadë pra: të thuash që drejtësia të bëjë punën e vet pra e kalon dhe kjo ka të bëjë me delirin e autoritarizmit në të cilin po shkon Shqipëria.
- Qytetarët i fut në burg kur s’paguajnë dritat, por vetë shteti nuk paguan dritat
Shteti i trajton qytetarët e saj si të “njerkës”, ndërsa administartën që ka shpërdoruar miliarda lekë si të “nënës parti”. Nëse familjeve shqiptare të cilat kalojnë tre muaj pa shlyer faturat e energjisë elektrike apo të ujësjellsit menjëherë u ndërprehet furnizimi me ujë apo me energji. Jo të pakta kanë qenë rastet që janë burgosur kryefamiljarët për lidhje të jashtligjshme.
Familjet shqiptare mbulohen në dimër me jorganë, në verë mbajnë dritaret hapur, e ndezin dushin me orar në mënyrë që të mos kenë fatura të papërballushme. Por teksa bëjnë këtë sakrificë për veten e tyre ata paguajn sa frëngu pulën për pagat e punonjësve të administratës publike por edhe kondicionerin e tyre në zyrat shtetërore që të mos fiket dimër e verë.
Nga viti 2015 deri në 2022 u janë vënë prangat 1489 qytetarëve dhe janë proceduar nga Task Forca 6665 persona, por asnji drejtues nga ministritë, administrata, kompanitë energitike, bashkitë, ujësjellësat nuk është ndëshkuar.
Qytetarët shqiptarë paguajnë fatura të larta të energjisë elektrikë, por siç duket ato do të rëndohen gjatë viteve në vijim, pasi borxhet e shtetit do të shlyhen më shumë gjasë nga taksat e shqiptarëve.
Institucionet publike të vetë shtetit nga ana tjetër janë borxhlinjtë më të mëdhenj të energjisë Bashkitë vjedhin taksat e qytetarëve për të paguar inceneratorët, por nuk kanë të ardhura për të shlyer borxhet e energjisë elektrike . Të dhënat e siguruara nga ina media tregojnë se deri në muajin qerishor 2022 ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë arritur në 4.6 miliardë lekë, nga të cilat 2 miliardë janë kamatë vonesa.
- Vafëria, 276 mijë shqiptarë nuk i paguajnë faturat e dritave në kohë
Enti Rregullator i Energjisë në Shqipëri raportoi se të paktën 276 mijë konsumatorë nuk i paguajnë në kohë faturat e energjisë. Në vitin 2023, numri i përgjithshëm i debitorëve arriti në mbi 564 mijë, nga të cilët 287.942 vazhdojnë të jenë ende të tillë.
- OSHEE kërkon të “rrjep” qytetarët me këste ose t’i shantazhojë me përmbaruesit
Borxhi gjatë vitit të fundit është thelluar ndërkohë që nuk dihet sesi do të mblidhet një i tillë pas vendimit të fundit të OSHEE. ERE dhe OSHEE- kompania e shpërndarjes së energjisë kanë miratuar mundësinë e pagesës së borxheve të vonuara me këste. Grupi OSHEE miratoi së fundmi programe të reja për lehtësimin e pagesave, duke marrë parasysh situatën financiare të çdo kategorie klientësh.
- Klientë familjarë me ndihmë financiare, kryefamiljarë pensionistë dhe klientë me status të veçantë: Mundësia e pagesës me 12 këste 1200 lekë/muaj.
- Klientë të tjerë familjarë: Mundësi pagese me 12 këste 2800 lekë/muaj.
- Klientë jo familjarë, financiarë dhe jofinanciare: Numri i kësteve nga 24 në 120, në varësi të shumës së tarifës (p.sh. 24 këste për 100.000-300.000 lekë, 48 këste për 300.000-500.000 lekë).
Po ashtu do të reduktohen edhe kamatëvonesat për faturat e papaguara. Konkretisht klientët familjarë që do të paguajnë njëherësh detyrimin që kanë deri në 31 dhjetor 2022, do të përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 70%. Me 50% do reduktohet kamata për klientët e tjerë, biznes i mesëm, i madh dhe institucionet. Ndërsa për biznesin e vogël kamatëvonesa do reduktohet me 100% në rast se i shlyejnë njëherësh faturat e papaguara.
Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, OSHEE Group, së bashku me 3 shoqëritë e kontrolluara, që janë “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes”, “Furnizuesi i Shërbimit Universal” dhe “Furnizuesi i Tregut të Lirë”, bëjnë me dije se mundësia e bashkëpunimit kërkohet me çdo shërbim përmbarimor, me qëllim arkëtimin e detyrimeve përmes ekzekutimit të detyrueshëm të titujve ekzekutivë, sikurse janë faturat e energjisë elektrike.
Borxhi gjatë vitit të fundit është thelluar ndërkohë që nuk dihet sesi do të mblidhet një i tillë pas vendimit të fundit të OSHEE.Ka dy rrugë, ose përmbarimi të tregohet selektiv, duke goditur bizneset dhe individët, ose shumë bashki rrezikojnë të falimentojnë nëse do t’iu merret me forcë detyrimi i prapambetur përmes përmbarimit.
- 93 % e familjeve shqiptare ngrohin vetëm një dhomë gjatë dimrit
Energjia është thelbësore për të siguruar një standard të përshtatshëm jetese dhe shëndeti. Ndërkohë gati 93 % e familjeve shqiptare ngrohin vetëm një dhomë gjatë dimrit, si formë për të kursyer energjinë, ndërkohë që 75% e tyre e reduktojnë ngrohjen edhe pse do të preferonin të ishte më ngrohtë”. Të dhënat i përkasin raportit mbi varfërinë energjetike, të realizuar nga qendra EDEN pas intervistimit të rreth 650 familjeve që banojnë në zonat rurale, të shpërndara në 12 qarqet e vendit. Sipas të njëjtit dokument, 48.4% e familjeve të përfshira në anketim deklaruan se konsumojnë më pak ushqime dhe pije të ngrohta sesa do të dëshironin, ndërkohë që 69.5% e tyre thonë se përdorin më pak ujë të ngrohtë sesa do të dëshironin.
- Denoncime
Banorët e Borshit prej vitesh me tension 120 volt: Po na djegin lavatriçet
Banorët e lagjes Dushk në Borsh prej vitesh kanë problem me tensionin e ulët të energjisë elektrike. Prej më shumë se 4 vitesh ata furnizohen me një tension të ulët prej 120 volt. Kjo vjen si rezultat pasi fshati nuk ka transformator.
Kjo situatë ka sjell tek këta banorë dëmtimi në pajisjet e tyre elektroshtëpiake. Banorët shprehen për Fiksin se u janë djegur frigoriferët dhe lavatriçet kurse pajisjet e tjera as që punojnë fare prej tensionit shumë të ulët. Kjo bën që zonjat e këtij fshatit punët e shtëpisë t’i bëjnë si njëherë e një kohe dhe rrobat i lajnë me dorë.
Madje tensioni është aq i ulët sa ata shprehen se gjatë sezonit turistik nga qershori deri në tetor mbrëmjeve ndezin qirinj.
Zyrtari i OSHEE pranon abuzimin me mbifaturimin e qytetarit për faturën 600 mijë lekëshe
Ali Topalli është një i moshuar që jeton në Rinas dhe ankohet në ”Stop” se në emër të djalit i ka ardhur një detyrim energjie 600 mijë lekë të vjetra vetëm për muajin mars 2024. Ai thotë se nuk ka konsum të tillë dhe kjo i ka ndodhur edhe herë të tjera.
Në zyrat e OSHEE në Vorë thonë se kjo ka ndodhur për faj të faturistit, i cili duke mos lexuar saktë matësin, ka faturuar gabim dhe tani janë mbivendosur shumat.
Punonjësja: Po i shoh këtu në sistem: 37, 38. Më e shumta si pagesë për ju deri te 50 mijë lekëshi (të vjetra) mund të shkoni si familje.
Stop: Sepse atje nuk vjen as faturisti.
Punonjësja: Kjo është pra, që ia fusin me hamendje.
Stop: Pse ndodhin këto?
Punonjësja: Mungesa e faturuesit që nuk vjen.
Stop: Ia kanë futur kot, me pak fjalë!
Punonjësja: Po!
Stop: Tani, 600 mijë lekë duhet t’i paguaj?
Punonjësi: Po!