FMN lëvron këstin e katërt për Shqipërinë, 35.9 milion euro

710
Është lëvruar edhe kësti i katërt prej 35.9 milion euro për Shqipërinë, nga Bordi ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Sipas njoftimit të FMN-së rimëkëmbja ekonomike është në vazhdim e sipër në Shqipëri por rritja mbetet nën potencial. 
Niveli i lartë i huave me probleme është një ndër shqetësimet që ngre Fondi Monetar Ndërkombëtar por gjithashtu dhe rritja e kredidhënies mbetet e ngadaltë pavarësisht lehtësimit monetar. “Autoritetet duhet ti paraprijnë objektivave të deficitit buxhetor 2015 nga rreziku i rënies së të ardhurave nga renta e naftës dhe e presionit të jashtëm. Reduktimi i borxhit publik kërkon angazhim politik për të mbajtur të qëndrueshme konsolidimin fiskal që filloi në vitin 2014”, -theksohet ne raportin e fundit të FMN-së. 
Bordi ekzekutiv ka firmosur paktin me FMN-në për një hua prej 300 mln eurosh i cili do të disbursohet me këste vetëm nëse plotësohen kriteret e vendosura për ecurinë ekonomike duke u lidhur me mbledhjen e të ardhurave dhe ulje borxhit publik.
Sigal