Edi Rama nga Gjermania/ BE parametër sigurie mbështetur në vlera, edhe nëse unioni ‘zhduket’ Shqipëria do luftoj për integrimin

15
Sigal

Kryeministri shqiptar flet në panelin e mbajtur në Gjermani: “Liria mund të vijë brenda një dite, por demokracia ka nevojë për më shumë kohë”

Rama: Edhe nëse unioni ‘zhduket’ Shqipëria do të luftoj të bëhet pjesë e tij

Në shumë realitete BE konsiderohet si bankomat, për ne nuk është kështu. S’ka të bëjë me paratë, ka të bëjë me një parametër paqeje të mbështetur në vlera. Nuk e di se ca ndodhë me BE në vitet që vijnë, por është e sigurt se edhe nëse BE zhduket, Shqipëria do vazhdojë përpjekjet për të qenë pjesë e BE

Gjatë një vizite në Gjermani ku mori pjesë në panelin e quajtur “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor”në Charlemagne Prize on Europe, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u ndal tek lufta që vendi ynë po bën kundër korrupsionit. “Të luftosh korrupsionin është në fakt të ndërtosh shtetin, të ndërtosh sisteme që e bëjnë të pamundur që korrupsioni të ndërhyjë në jetën e përditshme të njerëzve. Disa kohë më parë në Shqipëri ishte problem vendosja e rripit të sigurimit në drejtimin e automjetit. Liria mund të vijë brenda një dite, por demokracia ka nevojë për më shumë kohë. Shqiptarët morën makinat e para private dhe nuk ishin rehat të vinin rripat e sigurimit. Por shqiptarët që vinin në Gjermani dhe jetonin në Gjemrani nuk e çonin ndërmend të drejtonin makinën pa vënë rripin e sigurimit. Kam parë pjesëtarë të ambasadës gjermane që i japin makinës pa rrip sigurimi në Tiranë. Pra nuk ka të bëjë me njerëzit, por me sistemin, ka të bëjë me institucionet, me mjedisin ligjor që të jetë mbi gjithçka tjetër. Kjo është beteja. Korrupsioni lind së bashku me lirinë dhe me të drejtat e njeriut. Për ta shmangur korrupsionin që të bëhet alternativë duhet të kesh një shtet, të kesh institucione. Është një proces që unë e them përherë që bekimi i vendeve si puna jonë është BE. Pra BE bën gjithça që ne kemi nevojë, na jep mjetet e ndërtimit të institucioneve, na jep korrupusin ligjor për ta miratuar dhe na luan mendsh sepse nuk është e lehtë. Është njësoj si të studiosh për një kohë shumë të gjatë dhe më në fund të jesh në gjendje që të diplomoshesh dhe të dalësh në jetë me këto dije.” tha Rama. Për kreun e qeverisë, integrimi në union është një prioritet për të cilin po punohet, ndërsa theksoi se duhet të realizojnë të gjitha ‘detyrat e shtëpisë. Ai tha se Shqipëria është vendi më pro europian në Europë dhe shtoi se edhe nëse unioni ‘zhduket’ Shqipëria sërish do jetë duke luftuar për t’u bërë pjesë e tij. “Ishim një Kore e Veriut në mes të Europës për shumë e shumë vite. Në të njëjtën kohë u bëmë i vetmi vend që pas rënies së komunizmit nuk kishte një parti komuniste dhe ende nuk e kemi një. As parti komuniste dhe as diçka të ngjashme me të. Izolimi ynë tejet i dhimbshëm na bëri që të jemi ai vend që sot të jetë vendi më pro europian në Europë. Për ne të jesh pjesë e BE është aq thelbësore sa ishte për etërit themelues që nisën të ndërtonin BE. Të jesh pjesë e BE për në është të jesh pjesë e një bashkësie paqeje. Në shumë realitete BE konsiderohet si bankomat, për ne nuk është kështu. S’ka të bëjë me paratë, ka të bëjë me një parametër paqeje të mbështetur në vlera. Parametër sigurie mbështetur në vlera. Nuk e di se ca ndodhë me BE në vitet që vijnë, por është e sigurt se edhe nëse BE zhduket, Shqipëria do vazhdojë përpjekjet për të qenë pjesë e BE”, tha kreu i ekzekutivit Edi Rama.