Ish-Ambasadori Agim Nesho: Përbuzja britanike ndaj atyre që kanë krijuar këtë situatë në mardhëniet midis dy vendeve për emigrantët shqiptar

114
Sigal

Ish-ambasadori Agim Nesho tha se deklarata e ministrit britanik për shqiptarët është bulliste dhe e papranueshme, por faji për këtë qëndrim sipas tij duhet kërkuar brenda vendi.

Nesho u shpreh se ky qëndrim tregon një përbuzje të qeverisë britanike ndaj atyre që e kanë krijuar këtë situatë në marrëdhënien mes dy vendeve për çështjen e emigrantëve, që është qeveria.

“Ka arritur një shkallë e tillë e vlerësimit të ecurisë së gjërave në Shqipëri sa edhe ata ndiejnë një lloj përbuzjeje për atë që e ka krijuar këtë situatë mes dy vendeve. Britania është përpara një fushate elektorale dhe çështja e emigrantëve është kali i betejës për konservatorët. Shqipëria jo vetëm nuk bën punët e saj dhe ka krijuar një tension brenda vendi duke nxitur shpopullimin, por shqetëson edhe aleatët tanë me të cilët duhet të bashkëpunojmë në këtë situatë gjeopolitike në botë”,- tha Nesho.